Sociale 27 August 2026, 10:55 Nga VNA

Bashkia Lezhë heq dorë nga çmimet fikse për çadrat në hotele, Ndreu: Nuk do ta aplikojmë më

Ndaje në Whatsapp

Sezoni veror në plazhet e Lezhës ka nxjerrë në pah përplasje dhe keqkuptime mes pushuesve dhe subjekteve private hoteliere lidhur me përdorimin e çadrave dhe caktimin e çmimeve. Për këtë arsye, Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka njoftuar një ndryshim në strategjinë e menaxhimit të hapësirave të plazhit, duke konfirmuar se pushteti vendor nuk do të vendosë më tavane fikse çmimesh për stacionet e plazhit që janë nën kontratë me hotelet.

Ndreu sqaroi se iniciativa fillestare e bashkisë kishte për qëllim unifikimin e tarifave dhe vendosjen e rregullit, por në praktikë u ndesh me sjellje të pajustifikueshme dhe keqkuptime nga ana e një pjese të pushuesve.

“Për arsyet e mësipërme dhe për shkak të keqkuptimeve apo përplasjeve të krijuara në stacionet e hotelerive, Bashkia Lezhë nuk do të përcaktojë më tavane çmimesh për stacionet hoteliere njëlloj si plazhet publike. Kush zgjedh këto stacione duhet të komunikojë fillimisht me subjektin përkatës dhe jo me Bashkinë,” është shprehur kryebashkiaku Ndreu.

Hotelet nuk janë vend i detyrueshëm për pushuesit e jashtëm
Duke iu përgjigjur ankesave të përsëritura, kreu i bashkisë nëllimoi se stacionet e plazhit të administruara nga hotelet kanë si prioritet primar klientët e akomoduar në to, për shkak se këto subjekte i kanë shlyer detyrimet dhe taksat përkatëse.

“Stacionet e menaxhuara nga hotelet nuk mund të jenë zgjedhja e parë dhe as e detyrueshme për pushuesit që nuk janë të akomoduar në hotel. Hotelet i kanë çadrat me kontratë dhe taksa të paguara për klientelën e tyre,” tha Ndreu.

Ai kritikoi gjithashtu reagimet e disa pushuesve që krijojnë tensione me menaxhuesit e plazheve private:

“Veprimet e disa pushuesve, të cilët hyjnë në këto stacione hoteliere pa pyetur askënd dhe këmbëngulin me shprehje si ‘nuk lëvizim prej këtu’ apo ‘po na përzënë nga çadrat’, janë të pajustifikueshme. Është e drejta e subjektit të pranojë ose jo pushues të tjerë, nuk është detyrim.”

Mbipopullimi i çadrave dhe diferencimi me Plazhet Publike
Një tjetër problem i ngritur nga Bashkia Lezhë lidhet me tejkalimin e kapaciteteve të çadrave nga grupe me shumë persona, gjë që sipas Ndreut ka nxitur debate të panevojshme.

“Prania e 4, 5 apo më shumë personave në një çadër ka krijuar shpesh përplasje mes subjekteve dhe pushuesve. Subjektet kanë të drejtë të mos i pranojnë raste të tilla,” u shpreh ai.

Ndreu rikujtoi se për të gjithë pushuesit që kërkojnë alternativa më ekonomike ose pa kufizime hoteliere, Bashkia ka vënë në dispozicion hapësira të dedikuara publike:

“Bashkia ka stacionet e shënuara me tabelën ‘Plazh Publik’, ku mund të akomodohet kushdo, me çmime të publikuara.”

Për të shmangur konfuzionin në të ardhmen, pushteti vendor planifikon të vendosë sinjalistikë të qartë identifikuese.

“Ne do të nxisim vendosjen e tabelave të qarta për të dalluar ‘Stacion në kontratë hotelerie’ nga ‘Stacion publik’, si dhe publikimin e çmimeve përkatëse, sipas një tavani që do të konsultohet me biznesin,” përfundoi reagimin e tij kryetari i Bashkisë Lezhë.

Video

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një skenë e pazakontë është regjistruar në qytetin Hirosaki, në veri të Japonisë, ku qindra njerëz bashkuan forcat për të ndihmuar në zhvendosjen e një kështjelle me peshë rreth 400 tonë. Kështjella historike e Hirosakit u rikthye në pozicionin e saj origjinal pas përfundimit të punimeve të nevojshme të riparimit. Operacioni spektakolar u realizua me pjesëmarrjen e qindra personave, të cilët ndihmuan në lëvizjen e strukturës gjigante. Kështjella ishte zhvendosur përkohësisht për të mundësuar punimet restauruese dhe përforcuese.

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa mbi 800 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Maks Haxhia, avokat i Ergys Agasit, flet nga blloku i sigurisë, ku biznesmeni i akuzuar për aferën e AKSHI-t mbahet i izoluar derisa të dalë për masë në GJKKO.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme