Sociale 26 August 2026, 11:49 Nga VNA

Bizneset e Juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana

Ndaje në Whatsapp
Bizneset e Juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit,

Rreth 30 minuta nevojiten gjatë fundjavës për të përshkuar vetëm 3 kilometra rrugë në autostradën Tiranë–Elbasan, për shkak të trafikut të rënduar.

Prej disa muajsh, trafiku i rënduar i mjeteve që udhëtojnë drejt qyteteve të Juglindjes së vendit po krijon radhë të gjata kilometrike përgjatë aksit Tiranë–Elbasan.

Monitor e përshkroi këtë itinerar ditën e premte, më 21 gusht, ku konstatoi se problematika me trafikun nis që në fshatin Shijon, në krah të autostradës së Elbasanit.

Konkretisht në orën 16:40, nga fshati Shijon deri te rrethrrotullimi i Bradasheshit u desh gjysëm ore, ndërsa udhëtimi vijoi me trafik të rënduar edhe në pjesën tjetër të aksit.

Në kushte normale trafiku, 3 km nga zona e Shijonit deri te rreth-rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan do të përshkoheshin afërsisht për 4–5 minuta me makinë. Për shkak të trafikut, koha e udhëtimit ishte rreth 6–7 herë më e gjatë se normalisht.

Gjithashtu për të mbërritur deri tek Unaza e qytetit, në hyrje të saj, nevojiteshin edhe rreth 15 minuta të tjera, por për shkak të trafikut të rënduar.

Por stresi i trafikut që përjetojnë udhëtarët nga Tiranë, po reflektohet me uljen e frekuentimit të tyre për qytetet juglindore.

Në qytetin e Pogradecit, teksa bizneset pohuan se kërkesa e të huajve për akomodim, restorante dhe aktivitete turistike është në rritje, veçanërisht nga turistët nga Franca dhe SHBA,  bizneset vendase raportojnë një tjetër tendencë.

Vizitorët nga Tirana dhe Elbasani po shfaqen më pak në Pogradec krahasuar me 2-3 vitet e mëparshme, ku bizneset e lidhin këtë rënie edhe me trafikun e rënduar në aksin Tiranë-Elbasan.

Përfaqësues të vilës “Bimbli” në Pogradec që ndër vite pushuesit kryesorë për dhoma hoteli i ka vendas, pohon se numri i kryeqytetasve është në rënie.

“Ka ende pushues që vijnë nga Tirana, por numri i tyre nuk është si vitet e mëparshme ka një rënie të tyre, kjo veçanërisht gjatë muajit korrik. Gjatë muajit ka një përmirësim të situatës, por jo si në vitet e kaluara. Një nga arsyet mund të jetë edhe trafiku i rënduar në autostradën Tiranë -Elbasan”, pohojnë ata.

Rënia e pushuesve nga Tirana konstatohet edhe nga drejtuesit e bizneseve të vogla për aktivitete sportive në liqen.

Gjergji që disponon disa varka për vozitje në liqen pohon se tashmë u bënë 2 vite që numri i pushuesve nga Tirana dhe Elbasani është në rënie në Pogradec. Sipas tij shkaku kryesor është trafiku i rënduar në autostradën e Elbasanit.

Sipas tij numri i turistëve vendas kryesohen nga qytetarët nga Maliqi, Përrenjasi dhe Korça.

Alternativat për shmangien e trafikut

Por tashmë trafiku i rënduar me radhë të gjata kilometrike në autostradën Tiranë -Elbasan, veçanërisht në fundjave nga dita e premte deri të dielën në darkë është tashmë një problem që prej muajsh haset nga qytetarët.

Situata paraqitet e ngjashme edhe gjatë kthimit në fundjavë pavarësisht forcave të shumta të policisë rrugore që gjenden afër rrethrrotullimit të Bradasheshit për të normalizuar situatën. Situata me trafik të rënduar është edhe nëse udhëton në orët 22:00 apo 22:30 të mbrëmjes ditë të diele.

Kjo problematika është kthyer në torturë për shumë drejtues mjetesh, edhe për ata që kthehen nga qytetet bregdetare të Jugut drejt Tiranës, që për të evituar trafikun e rënduar zgjedhin të hyjnë në kryeqytet përmes Rrogozhinës, por përfundojnë “nga shiu në breshër”, pasi rrethrrotullimi i Bradasheshit bëhet i papërshkrueshëm.

Të tjerë qytetarë pohojnë se kanë gjetur si zgjidhje alternativë kalimin nga rruga e vjetër e Qafë Kërrabës, për rastet kur trafiku nis të rëndohet që në autostradë, por edhe kjo zgjidhje nuk sugjerohet si shumë e përshtatshme prej tyre, pasi për të hyrë në qytetin e Elbasanit sërish do përballesh me trafik deri në përfundimin e unazës së qytetit.

Bypassi i Elbasanit, një zgjidhje e domosdoshme

Problematika me trafikun në këtë aks që përveç fluksit të lartë të udhëtarëve në fundjave, shtuar dhe ngarkesës së lëvizjes që krijojnë punimet për autostradën e re Elbasan  – Qafë Thanë sipas ekspertëve ka sjellë nevojën për ndërtimin e Bypassit të Elbasanit, i cili është i domosdoshëm që të lehtësojë trafikun e rënduar në një nga korridoret më të rëndësishme të lëvizjes kombëtare./Monitor



Video

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për ndalimin e Ergys Agasit, kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Forca të policisë po kryejnë verifikime në terren, ndërsa aksioni vijon në disa pika. Policia pritet të dalë me detaje zyrtare për ecurinë e operacionit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme