Sociale 25 August 2026, 08:17 Nga VNA

Shkollat ndryshojnë kurs ndaj ChatGPT-së: Në vend që ta ndalojnë, po u mësojnë nxënësve si ta kapin kur gabon

Ndaje në Whatsapp
Shkollat ndryshojnë kurs ndaj ChatGPT-së: Në vend që ta

Nga frika se nxënësit do ta përdornin inteligjencën artificiale për të kopjuar detyrat, shumë shkolla fillimisht reaguan duke bllokuar chatbotët.

Tani strategjia po ndryshon.

Në Shtetet e Bashkuara, një numër në rritje shkollash po përpiqen t’u mësojnë fëmijëve jo vetëm si ta përdorin AI-në, por edhe pse nuk duhet t’i besojnë verbërisht asaj.

Associated Press sjell shembullin e Charleston County School District në Karolinën e Jugut, ku shkollat po kalojnë nga kufizimi drejt edukimit për inteligjencën artificiale.

Një nga mësimet kryesore lidhet me të ashtuquajturat “hallucinacione”: raste kur një chatbot jep informacion të pavërtetë ose shpik fakte, por e paraqet përgjigjen sikur të ishte plotësisht i sigurt.

Nxënësit mësojnë të kontrollojnë burimet, të krahasojnë informacionin dhe të kuptojnë se përgjigjja e prodhuar nga AI nuk është automatikisht fakt.

Tema po përhapet në të gjithë sistemin amerikan të arsimit. Sipas AP, 37 shtete amerikane kanë ofruar tashmë udhëzime mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në arsim.

Utah, për shembull, ka punësuar një specialist të dedikuar për AI-në në arsim dhe ka trajnuar më shumë se 7 mijë mësues.

Shkollat po përballen kështu me një realitet të ri: nxënësit ka shumë gjasa ta përdorin inteligjencën artificiale pavarësisht ndalimeve. Sfida është t’i mësojnë ta përdorin pa humbur aftësinë për të menduar, verifikuar dhe dalluar informacionin e rremë.

Video

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për ndalimin e Ergys Agasit, kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Forca të policisë po kryejnë verifikime në terren, ndërsa aksioni vijon në disa pika. Policia pritet të dalë me detaje zyrtare për ecurinë e operacionit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme