Sociale 24 August 2026, 14:10 Nga VNA

Qytetarët protestojnë para SPAK-ut, kërkojnë hetimin e dosjeve të lëna pezull

Ndaje në Whatsapp

dscsdcd.PNG

Protestat kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar kanë hyrë këtë të hënë në ditën e 86-të. Një grup qytetarësh është grumbulluar përpara godinës së SPAK-ut, duke kërkuar vëmendje ndaj dosjeve që, sipas tyre, kanë mbetur të pahetuara.

Në mesazhin publik të shpërndarë gjatë tubimit, protestuesit theksojnë se protesta nuk zhvillohet vetëm përpara godinës së SPAK-ut, por simbolikisht përballë çdo padrejtësie që, sipas tyre, ka cenuar besimin e qytetarëve te ligji dhe institucionet.

Pjesëmarrësit kërkojnë drejtësi, përgjegjshmëri dhe zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë, pa dallime.

Organizatorët deklaruan se protestat do të vijojnë, duke theksuar se qytetarët që kërkojnë llogari nga institucionet duhet të dëgjohen deri në fund.

Video

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për ndalimin e Ergys Agasit, kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Forca të policisë po kryejnë verifikime në terren, ndërsa aksioni vijon në disa pika. Policia pritet të dalë me detaje zyrtare për ecurinë e operacionit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme