Sociale 26 August 2026, 14:59 Nga VNA

Mali i Zi ul taksat për të frenuar çmimin e karburanteve, në Shqipëri qeveria bën sehir

Ndaje në Whatsapp

fsfd.jpg

Teksa rritja e çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare po reflektohet në xhepat e qytetarëve, qeveritë e rajonit po zgjedhin mënyra të ndryshme për t'iu përgjigjur situatës. Mali i Zi ka vendosur të ndërhyjë sërish përmes uljes së akcizave, ndërsa në Shqipëri deri më tani nuk është ndërmarrë një masë e ngjashme fiskale për të amortizuar rritjen e kostove.

Qeveria malazeze njoftoi uljen e mëtejshme të akcizës për benzinën dhe naftën, me synimin e deklaruar për të zbutur efektet që rritja e çmimeve globale të karburanteve ka në tregun vendas.

Nga 25 gushti, akciza për benzinën pa plumb ulet në 0.522 euro për litër, nga norma e zakonshme prej 0.549 euro. Ndërkohë, ndërhyrja është më e fortë për naftën, ku akciza zbret në 0.352 euro për litër, nga 0.396 euro që ishte përcaktuar në mesin e gushtit dhe 0.440 euro që është norma e zakonshme.

Ministria malazeze e Energjisë njoftoi se, pas reduktimit të akcizës me 5% për benzinën pa plumb dhe 20% për naftën, kjo e fundit do të kushtojë 1.87 euro për litër nga 25 gushti, një ulje prej 1 cent për litër. Edhe benzina Eurosuper 98 ulet me 1 cent, duke arritur në 1.79 euro për litër, ndërsa Eurosuper 95 mbetet në nivelin 1.76 euro për litër.

Qeveria malazeze nisi që në fund të marsit uljen e përkohshme të akcizave, pas rritjes së fortë të kostove globale të naftës. Që prej asaj kohe, niveli i akcizave është rishikuar disa herë në varësi të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare.

Mali i Zi ka ndryshuar gjithashtu mekanizmin e përcaktimit të çmimeve, duke e shkurtuar përkohësisht periudhën e rishikimit nga 14 në shtatë ditë, në mënyrë që çmimet në tregun vendas t'u përshtaten më shpejt luhatjeve ndërkombëtare.

Në anën tjetër të kufirit, situata nxjerr në pah një qasje të ndryshme të qeverisë shqiptare. Pavarësisht peshës që karburantet kanë në shpenzimet e qytetarëve dhe bizneseve, në Shqipëri nuk është njoftuar deri tani një ndërhyrje e ngjashme përmes uljes së akcizës apo taksave të tjera mbi karburantet.

Krahasimi bëhet edhe më domethënës për faktin se Mali i Zi nuk ka pritur që çmimet të arrijnë nivele ekstreme për të vepruar. Përmes uljes së përkohshme të barrës fiskale, qeveria malazeze ka zgjedhur të heqë dorë nga një pjesë e të ardhurave buxhetore për të kufizuar faturën që u kalon konsumatorëve.

Në Shqipëri, ndërkohë, barra fiskale mbi karburantet mbetet e pandryshuar. Kështu, ndërsa një vend fqinj përdor taksat si instrument për të amortizuar goditjet e tregut ndërkombëtar, konsumatori shqiptar vazhdon t'i përballojë me xhepin e tij rritjen e çmimit pa asnjë ndihmë nga qeveria.

Video

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për ndalimin e Ergys Agasit, kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Forca të policisë po kryejnë verifikime në terren, ndërsa aksioni vijon në disa pika. Policia pritet të dalë me detaje zyrtare për ecurinë e operacionit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme