Lifestyle 27 August 2026, 11:00 Nga VNA

Pse foshnjat në pikturat e Mesjetës duken si burra të vegjël? Arsyeja fshihet pas një ideje shekullore

Ndaje në Whatsapp


Në shumë piktura mesjetare, sidomos ato fetare, foshnjat duken çuditërisht të rritura: fytyra serioze, tipare të forta dhe trup që nuk ngjan aspak me atë të një bebeje.

Por kjo nuk ishte domosdoshmërisht sepse artistët nuk dinin të vizatonin fëmijët. Në artin fetar evropian ekzistonte ideja e paraqitjes së Krishtit si një figurë që kishte urtësi dhe autoritet që nga lindja. Prandaj, në shumë vepra, Jezusi foshnjë merr tipare të një të rrituri në miniaturë.

Me Rilindjen gjithçka nisi të ndryshonte. Artistët u interesuan gjithnjë e më shumë për anatominë, natyralizmin dhe vëzhgimin e jetës reale. Foshnjat në piktura filluan të dukeshin si… foshnja.

Video

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një skenë e pazakontë është regjistruar në qytetin Hirosaki, në veri të Japonisë, ku qindra njerëz bashkuan forcat për të ndihmuar në zhvendosjen e një kështjelle me peshë rreth 400 tonë. Kështjella historike e Hirosakit u rikthye në pozicionin e saj origjinal pas përfundimit të punimeve të nevojshme të riparimit. Operacioni spektakolar u realizua me pjesëmarrjen e qindra personave, të cilët ndihmuan në lëvizjen e strukturës gjigante. Kështjella ishte zhvendosur përkohësisht për të mundësuar punimet restauruese dhe përforcuese.

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa mbi 800 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Maks Haxhia, avokat i Ergys Agasit, flet nga blloku i sigurisë, ku biznesmeni i akuzuar për aferën e AKSHI-t mbahet i izoluar derisa të dalë për masë në GJKKO.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme