Lifestyle 22 August 2026, 08:41 Nga VNA

Bllokimi i tmerrshëm: Tesla tërheq 3 MILIONË makina në Kinë - Pronarët mund të mbesin të mbyllur brenda!

Ndaje në Whatsapp
Bllokimi i tmerrshëm: Tesla tërheq 3 MILIONË makina në

Tesla po përballet me krizën më të madhe të vitit në Kinë. Kompania ka njoftuar tërheqjen e gati 3 milionë automjeteve për shkak të një defekti serioz në mekanizmin e dorezave elektronike të dyerve.

Sipas autoriteteve kineze, defekti mund të bëjë që dyert të mos hapen nga jashtë pas një aksidenti, duke rrezikuar jetën e pasagjerëve. Problemi prek modelet Model 3 dhe Model Y të prodhuara mes 2022-2026. Tesla thotë se do ta rregullojë me një përditësim software pa pasur nevojë të shkosh në servis. Por pyetja që po bën xhiron në internet është: A duhet një makinë 60 mijë euro të hapet me software?

Ky është rasti i dytë brenda 3 muajve që Tesla ka probleme me sigurinë në Kinë, tregu i saj i dytë më i madh në botë.

Video

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një skenë e pazakontë është regjistruar në qytetin Hirosaki, në veri të Japonisë, ku qindra njerëz bashkuan forcat për të ndihmuar në zhvendosjen e një kështjelle me peshë rreth 400 tonë. Kështjella historike e Hirosakit u rikthye në pozicionin e saj origjinal pas përfundimit të punimeve të nevojshme të riparimit. Operacioni spektakolar u realizua me pjesëmarrjen e qindra personave, të cilët ndihmuan në lëvizjen e strukturës gjigante. Kështjella ishte zhvendosur përkohësisht për të mundësuar punimet restauruese dhe përforcuese.

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa mbi 800 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Maks Haxhia, avokat i Ergys Agasit, flet nga blloku i sigurisë, ku biznesmeni i akuzuar për aferën e AKSHI-t mbahet i izoluar derisa të dalë për masë në GJKKO.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme