Ajo që nisi si dashuri për disa kafshë të vogla është kthyer në një operacion shpëtimi me qindra kavie.
Kimie Smothermon drejton The Guinea Pig Sanctuary në Massachusetts, një organizatë ku strehohen dhe trajtohen zakonisht 350 deri në 400 kavie.
Telefonatat për ndihmë vijnë nga vende të ndryshme të Shteteve të Bashkuara.
Në një rast kërkohej shpëtimi i 11 kafshëve nga Illinois. Një tjetër telefonatë vinte nga Texas për shtatë kavie, ndërsa një rast shumë më i madh përfshinte 97 kafshë në New York.
Smothermon dhe ekipi i saj kujdesen për kafshët e braktisura, të sëmura ose të dorëzuara nga pronarë që nuk janë më në gjendje t’i mbajnë.
Por historia e saj nxjerr në pah edhe një problem më të gjerë.
Kaviet shpesh blihen si kafshë shtëpiake për fëmijët me idenë se janë të vogla dhe të lehta për t’u mbajtur. Në realitet, ato kërkojnë kujdes të vazhdueshëm, ushqim specifik, hapësirë dhe shërbim veterinar.
Kur familjet kuptojnë përgjegjësinë ose kafshët shumohen, disa prej tyre përfundojnë të braktisura.
Streha përpiqet jo vetëm t’i shpëtojë, por edhe t’u gjejë familje të reja dhe të edukojë pronarët e ardhshëm për kujdesin që kërkojnë.
Me qindra kafshë që duhen ushqyer dhe kontrolluar çdo ditë, ajo që nisi si një pasion është kthyer praktikisht në një mënyrë jetese.






















