Bota 24 August 2026, 07:24 Nga VNA

BQE prezanton dizajnet e reja të kartëmonedhave, me një mesazh sfidues: Mos e nxirrni ende paranë fizike jashtë loje

Ndaje në Whatsapp
BQE prezanton dizajnet e reja të kartëmonedhave, me një mesazh

 

Nga Eleonora Vasques

Me rritjen e pagesave pa para në dorë dhe bindjen gjithnjë e më të përhapur se paratë fizike po zëvendësohen nga euroja digjitale, Banka Qendrore Evropiane (BQE) po prezanton kartëmonedha të reja me një mesazh të qartë për qytetarët: paratë fizike do të vazhdojnë të ekzistojnë.

Euroja po merr një pamje të re. Imazhe të njohura në vend të motiveve abstrakte, elemente më të forta sigurie dhe një dizajn që synon të jetë më pranë qytetarëve — këto janë karakteristikat kryesore të kartëmonedhave të reja të euros.

Në korrik, BQE-ja paraqiti propozimet për kartëmonedhat e reja, me dizajne që përfaqësojnë një shkëputje të qartë nga ato që janë aktualisht në qarkullim. Është hera e parë që BQE-ja ndërmerr një ndryshim kaq të dukshëm në pamjen e kartëmonedhave që mbajnë europianët në portofolat e tyre.

“Jemi duke ndërmarrë rishikimin e parë të plotë vizual të kartëmonedhave të euros, me tema, motive dhe dizajne të reja, me synimin për t’i afruar edhe më shumë kartëmonedhat e së ardhmes me europianët”, tha për “Euronews” Doris Shneberger, drejtoreshë e BQE-së për kartëmonedhat.

Mes propozimeve finaliste të paraqitura, u shfaqën dy tema kryesore: kultura europiane dhe pasuria e natyrës. Në opsionin e parë, BQE-ja propozon të paraqiten figura që kanë lënë gjurmë në historinë e artit, muzikës, shkencës dhe letërsisë. Në opsionin tjetër do të paraqiten lumenj dhe zogj.

BQE-ja ka filluar një sondazh publik për t’u dhënë qytetarëve mundësinë të zgjedhin opsionin përfundimtar. Megjithatë, hedhja në qarkullim do të kërkojë disa vite. Një burim nga sektori bankar i tha “Euronews” se kartëmonedhat e reja mund të futen në qarkullim deri në vitin 2029.

Shneberger i tha “Euronews” se sondazhi kishte marrë tashmë përgjigje nga “miliona europianë”. Fituesi do të shpallet në dhjetor 2026.

A do të zhduken paratë fzike?

“Askush nuk do të rinovonte një shtëpi nëse do të planifikohej që ajo të shembej në të ardhmen e afërt”, tha Shneberger për “Euronews”, duke bërë një paralelizëm me dizajnet e reja të kartëmonedhave. Ndërsa pagesat po bëhen gjithnjë e më shumë pa para në dorë, BQE-ja po përpiqet të forcojë rolin e kartëmonedhave si forma kryesore e “parasë publike” në dispozicion të qytetarëve.

“Paraja publike” i referohet parasë së emetuar nga një bankë qendrore, që është paraja fizike, si kartëmonedhat dhe monedhat, për publikun, si dhe rezervat që bankat tregtare mbajnë në bankën qendrore. Ajo konsiderohet “publike” sepse krijohet dhe mbështetet nga një autoritet publik.

Paraja private krijohet nga bankat tregtare dhe kryesisht merr formën e depozitave bankare që mbahen në llogari rrjedhëse dhe kursimi. Këto përbëjnë pjesën më të madhe të parave që përdoren në transaksionet e përditshme, si transfertat bankare dhe pagesat me kartë.

Në të njëjtën kohë, me prezantimin e euros digjitale, një formë e re elektronike pagese me para publike që mund të jetë e disponueshme nga viti 2029, BQE-ja dëshiron të kundërshtojë pretendimet e rreme se paratë cash do të zhduken dhe do t’i lënë vend monedhës së re digjitale.

“Jemi të angazhuar të sigurojmë që të ekzistojë gjithmonë si mundësi kryerja e pagesave me para publike, qoftë me para fizike apo me euro digjitale. Euroja digjitale do ta plotësonte paranë fizike dhe nuk do ta zëvendësonte atë. Të gjithë europianët do të vazhdojnë të kenë lirinë të zgjedhin mënyrën e pagesës, si me para fizike, euro digjitale apo një mënyrë tjetër pagese”, tha Shneberger për “Euronews”.

Vetëm një ridizajnim deri më tani

Kartëmonedhat e euros kanë ndryshuar vetëm një herë që nga krijimi i monedhës euro, ndërsa dizajni i përgjithshëm ka mbetur kryesisht i njëjtë. “Që nga emetimi i tyre i parë në vitin 2002, tema e paraqitur në kartëmonedhat e euros ishte ‘Epokat dhe stilet’, e simbolizuar përmes dritareve, portave dhe urave. Edhe pse ato patën një dizajn të rifreskuar me serinë Europa, e cila u emetua për herë të parë nga viti 2013 deri në 2019, qasja e përgjithshme vizuale mbeti e ngjashme”, tha Shneberger.

Kartëmonedhat aktuale të euros paraqesin monumente abstrakte që në fakt nuk ekzistojnë, shpjegoi Shneberger. Ridizajnimi synon të shkojë përtej kësaj, duke krijuar kartëmonedha me të cilat europianët e të gjitha moshave mund të identifikohen dhe të ndihen krenarë t’i përdorin.

“Me propozimet e reja të dizajnit, tani kemi mundësinë t’i bëjmë kartëmonedhat më të afërta me njerëzit, duke paraqitur persona realë, zogj realë dhe ndërtesa reale”, përfundoi drejtoresha e BQE-së për kartëmonedhat.

Video

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa mbi 800 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Maks Haxhia, avokat i Ergys Agasit, flet nga blloku i sigurisë, ku biznesmeni i akuzuar për aferën e AKSHI-t mbahet i izoluar derisa të dalë për masë në GJKKO.

EKSKLUZIVE/ SPAK ka sekuestruar makinën luksoze të Ergys Agasit. Makina tip Land Rover Defender ishte në kërkim dhe nën sekuestro, por nuk ishte gjetur. Automjeti ishte fshehur në garazhin e një prej vilave të Equos Resort. Administratorët e APSK e kanë zbuluar gjatë administrimit të pasurisë dhe kanë njoftuar SPAK. Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë, kur edhe ka nisur gjurmimi i Agasit, i cili u arrestua dje në Durrës, bashkë me ish-zyrtarin e policisë, Ulian Shlataraku. Lajmin në komentin e parë

Pas emailit kërcënues drejtuar Policisë së Shtetit për bombë në disa institucione, janë kontrolluar edhe ambientet e SPAK, por informacioni ka rezultuar fals. Lexo më shumë në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme