Bota 26 August 2026, 13:01 Nga VNA

Kremlini thyen heshtjen për vizitën misterioze të drejtorit të CIA-s në Moskë

Ndaje në Whatsapp

fvdvfvd.jpg

Kremlini konfirmoi të mërkurën se drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka zhvilluar bisedime me zyrtarë të inteligjencës ruse gjatë një vizite të pazakontë në Moskë këtë javë. Megjithatë, ai nuk është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e cilësoi komunikimin mes shërbimeve të inteligjencës së dy vendeve si pozitiv, por nuk dha detaje mbi çështjet e diskutuara gjatë takimeve.

“Gjithçka që mund t’ju them është se ka pasur kontakte përmes shërbimeve të sigurisë. Këto kontakte shpesh vazhdojnë edhe gjatë periudhave më të vështira në marrëdhëniet dypalëshe. Edhe presidenti ynë, në fakt, ka folur për këtë”, deklaroi Peskov.

Sipas tij, është ende herët për të përcaktuar nëse këto kontakte mund të ndikojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit.

“Është ende shumë herët për të thënë se deri në çfarë mase kjo mund të ndihmojë në nxjerrjen e marrëdhënieve tona dypalëshe nga kriza e thellë në të cilën ndodhen aktualisht”, shtoi zëdhënësi i Kremlinit.

Vizita e Ratcliffe është e para e bërë publike nga një drejtues i CIA-s në Moskë që prej nëntorit të vitit 2021. Në atë kohë, para nisjes së pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës, paraardhësi i tij William Burns zhvilloi bisedime me Vladimir Putinin.

Ndërkohë, burime të cituara nga Reuters bëjnë të ditur se Shtetet e Bashkuara kontaktuan Ukrainën javën e kaluar, duke i kërkuar që të shmangte sulmet ndaj Moskës, Shën Petersburgut dhe një pjese të veriut të Rusisë gjatë qëndrimit të Ratcliffe në vend.

Sipas të njëjtave burime, kërkesa amerikane për të shmangur sulmet përfshinte të hënën, të martën dhe të mërkurën e kësaj jave.

Video

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për ndalimin e Ergys Agasit, kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Forca të policisë po kryejnë verifikime në terren, ndërsa aksioni vijon në disa pika. Policia pritet të dalë me detaje zyrtare për ecurinë e operacionit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme