Bota 26 August 2026, 17:54 Nga VNA

Malaria në aeroportin e Frankfurtit, dy punonjës humbin jetën: Autoritetet dyshojnë për mushkonjë të infektuar të ardhur me avion

Ndaje në Whatsapp
Malaria në aeroportin e Frankfurtit, dy punonjës humbin jetën:

Dy punonjës të aeroportit të Frankfurtit kanë humbur jetën pas infektimit me malarie, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara mes stafit ka shkuar në gjashtë.

Sipas mediave gjermane dhe ndërkombëtare, rastet lidhen me të ashtuquajturën “malaria e aeroportit”, një formë shumë e rrallë infektimi që ndodh kur një mushkonjë e infektuar hyn në një avion, bagazh apo zonë ngarkese nga një vend ku malaria është e përhapur dhe më pas pickon njerëz në aeroport ose në afërsi të tij.

Autoritetet gjermane dyshojnë se mushkonja e infektuar ka mbërritur në Frankfurt gjatë muajit korrik, ndoshta në stivën e një avioni të ardhur nga një zonë me rrezik malarie. Robert Koch Institut ka bërë të ditur se rastet e raportuara në rajonin Rhein-Main kanë lidhje të mundshme me punën në aeroportin e Frankfurtit.

Fillimisht, në mesin e korrikut, Fraport njoftoi për katër punonjës të infektuar. Më pas numri i rasteve u rrit në gjashtë. Sipas autoriteteve shëndetësore në Frankfurt, dy prej të prekurve kanë vdekur: njëri në fillim të korrikut dhe tjetri gjatë muajit gusht. Katër punonjësit e tjerë janë trajtuar dhe, sipas raportimeve gjermane, gjendja e tyre është përmirësuar.

Fraport, kompania që menaxhon aeroportin, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe ka forcuar masat e kontrollit. Në aeroport janë vendosur kurthe për mushkonjat, ndërsa insektet e kapura do të analizohen në laborator për të verifikuar nëse mbartin parazitin e malaries.

Punonjësit e aeroportit janë këshilluar të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse shfaqin simptoma si temperaturë, të dridhura, lodhje, dhimbje trupi apo shqetësime gastrointestinale, dhe të informojnë mjekët se punojnë në aeroport.

Autoritetet theksojnë se “malaria e aeroportit” nuk përhapet nga njeriu te njeriu. Transmetimi ndodh vetëm përmes pickimit nga mushkonja Anopheles e infektuar. Për pasagjerët dhe publikun e gjerë, rreziku vlerësohet i ulët, por rastet kanë ngritur shqetësim për sigurinë e punonjësve në një nga aeroportet më të mëdha të Europës.

Raste të ngjashme janë regjistruar edhe më parë në Frankfurt, përfshirë një rast në vitin 2023. Megjithatë, autoritetet gjermane e cilësojnë këtë formë infektimi si shumë të rrallë jashtë zonave ku malaria është endemike.

Burime: raportimet e Frankfurter Rundschau⁠, Euronews⁠ dhe të dhënat e cituara nga Robert Koch Institut.

Video

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për ndalimin e Ergys Agasit, kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Forca të policisë po kryejnë verifikime në terren, ndërsa aksioni vijon në disa pika. Policia pritet të dalë me detaje zyrtare për ecurinë e operacionit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme