Kronika 29 August 2026, 11:53 Nga VNA

“Mos na bashkoni me Fierin”/ Patosi sërish në protestë, banorët paralajmërojnë bllokim të rrugëve

Ndaje në Whatsapp

fvdvfdfvddfv.PNG

Banorët e Patosit kanë protestuar për të katërtën herë kundër projektit për bashkimin e Bashkisë Patos me atë të Fierit, duke kërkuar që qyteti të ruajë autonominë vendore.

Protestuesit argumentojnë se Patosi ka kapacitetet financiare dhe administrative për të funksionuar si bashki më vete, ndërsa shprehin shqetësimin se një bashkim me Fierin mund të sjellë më pak investime dhe vëmendje ndaj nevojave të qytetit.

“Paratë dhe investimet duhet të përdoren për të zgjidhur problemet që kemi këtu në Patos”, deklaroi një prej banorëve.

Qytetarët e lidhin kundërshtimin edhe me historinë e Patosit si qytet i naftëtarëve, duke kërkuar ruajtjen e identitetit të tij.

Nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, duke mos përjashtuar edhe bllokimin e rrugëve që lidhin Patosin me zonat përreth.

Video

Një 68-vjeçar është arrestuar në Kanada, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin Kishës Katolike St. Simon. Zjarri përfshiu me shpejtësi ndërtesën, ndërsa pamjet e filmuara nga vendngjarja tregojnë kishën të mbuluar nga flakët dhe tymi. Si pasojë e zjarrit, kulla e kishës u shemb.

Forcat amerikane kanë fundosur në Paqësorin Lindor një anije të dyshuar se përdorej si pikë lundruese furnizimi për trafikantët detarë të drogës. Marinsa dhe marinarë nga anija USS “San Antonio” hipën në bordin e mjetit lundrues dhe morën kontrollin pa incidente. Personat që ndodheshin në bord iu dorëzuan më pas autoriteteve të Ekuadorit, ndërsa anija u fundos nga forcat amerikane. Sipas Komandës Jugore të SHBA-së, anija dyshohet se mbështeste organizatën kriminale ekuadoriane “Los Choneros” në operacionet e trafikut të paligjshëm të drogës.

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi raportohet se kanë mbetur të plagosur 5 persona, pjesëtarë të së njëjtës familje. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kanë pësuar djegie të shumta në trup.

Tensionet mes emigrantëve dhe banorëve lokalë janë përshkallëzuar në Ceuta, enklavën spanjolle në Afrikën e Veriut, pranë kufirit me Marokun. Banorë të zonës kanë ndërhyrë në një kamp të improvizuar emigrantësh në plazh, duke shembur tendat dhe duke djegur sende që ndodheshin aty. Ngjarja vjen në një klimë të tensionuar pas fluksit të madh të emigrantëve që kanë kaluar nga Maroku drejt territorit spanjoll. Sipas të dhënave të raportuara, rreth 72 mijë persona kanë kaluar kufirin, megjithëse pjesa më e madhe janë kthyer më pas.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme