
Edi Rama do të mbledhë deputetët e Partisë Socialiste këtë të enjte, më 3 shtator, në një takim të thirrur në orën 10:00 te Pallati i Brigadave. Njoftimi i shpërndarë nga administrata e grupit parashikon një mbledhje të zgjeruar ku do të jenë të pranishëm edhe anëtarët e kabinetit qeveritar.
Takimi vjen në një moment delikat, ndërsa mazhoranca po përgatitet për nisjen e sesionit të ri parlamentar. Përtej pikës zyrtare të agjendës, diskutimit mbi "Praninë Besnike", prania e përbashkët e ligjvënësve dhe ministrave ka rritur ethet brenda ekzekutivit, ku përflitet për lëvizje të mundshme në përbërjen e qeverisë.






















