Politika 1 September 2026, 14:17 Nga VNA

Nga “non grata rast unik në botë” te “nuk kam qenë kurrë non grata”, kthesa e Sali Berishës pas vizës amerikane

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-09-01 at 1.59.50 PM.jpeg

Më 12 dhjetor 2021, Sali Berisha deklaronte se shpallja e tij “non grata” ishte një “rast unik në botë”. Në atë kohë, ish-kryeministri e kishte kthyer vendimin amerikan në boshtin kryesor të betejës së tij politike, duke e paraqitur si një goditje pa prova e fakte ndaj tij, familjes së tij dhe opozitës shqiptare.

Në deklaratën e bërë në një takim online me demokratët në Florida, Berisha thoshte se nuk kishte asnjë njeri në botë që ishte shpallur “non grata” tetë vite pasi kishte dhënë dorëheqjen nga funksionet drejtuese. Sipas tij, nuk kishte ekzistuar asnjë akuzë nga asnjë individ apo institucion ndaj tij dhe familjes së tij.

Ai e lidhte shpalljen “non grata” me George Soros, OJF-të dhe mediat që, sipas tij, ishin të kapura nga Edi Rama. Berisha pretendonte se vendimi ishte marrë mbi të dhëna të sponsorizuara nga Soros dhe nga kundërshtarët e tij politikë. Në të njëjtën deklaratë, ai thoshte se ishte goditur edhe sepse nuk kishte pranuar që Partia Demokratike të kthehej në aleate të Partisë Socialiste.

Në atë version të vitit 2021, “non grata” nuk ishte një detaj anësor. Ishte arsyeja politike, kauza, prova e përndjekjes dhe justifikimi për nisjen e betejës së tij brenda PD-së. Berisha deklaronte se nismën e kishte ndërmarrë jo për interesa personale, por për të rivendosur statutin në Partinë Demokratike dhe konservatorizmin në Shqipëri.

Por sot, pas lajmit se ka marrë vizë për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sali Berisha ka dhënë një tjetër version: sipas tij, nuk ka qenë kurrë “non grata”.

Kështu, mes deklaratës së 12 dhjetorit 2021 dhe deklaratës së sotme, ndryshimi është i plotë. Ajo që dikur quhej prej tij “shpallja ime non grata” dhe “rast unik në botë”, tani paraqitet si diçka që nuk ka ekzistuar kurrë.

Ironia është se Berisha nuk po përballet me fjalët e kundërshtarëve, por me fjalët e veta. Në vitin 2021 e pranonte shpalljen “non grata” dhe e përdorte për të ndërtuar narrativën e përndjekjes politike. Sot, kur i duhet të festojë vizën amerikane, e mohon vetë termin që për vite e mbajti në qendër të betejës së tij politike.

Video

Një 19-vjeçar i identifikuar si Hasanal Arifin u kap nga një orangutan në kopshtin zoologjik Kasang Kulim në Indonezi, pasi kaloi barrierën e sigurisë dhe u afrua pranë kafazit për të filmuar një video. Pamjet e regjistruara tregojnë kafshën duke e tërhequr me forcë të riun nga bluza dhe këmba, ndërsa të pranishmit ndërhynë për ta shpëtuar. Stafi i kopshtit zoologjik e kritikoi veprimin për shkelje të rregullave dhe provokim të kafshës, ndërsa nga incidenti nuk pati të lënduar. Pas publikimit të videos, 19-vjeçari kërkoi falje publike për kapërcimin e distancës së sigurisë.

Një motoçiklist në Kolumbi përfundoi brenda një autobusi pasi me sa duket u përpoq të kalonte një kryqëzim me shpejtësi të madhe. Pamjet e CCTV tregojnë atë duke u ngjitur pa ndihmuar dhe duke u larguar, duke lënë motoçikletën pas.

Si e nisi e bitisi.

Shpëtimtarja iku, sepse tani e kërkon bota. Evis Sala erdhi me modernizim, digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe premtimin për fuqizimin e Onkologjikut. Një vit më pas, ajo largohet për angazhime ndërkombëtare. Ndërsa pacientëve u mbetet të zbulojnë se ku janë “hapat e rëndësishëm” që u hodhën. Ndoshta nuk dimë t’i shohim. Ndoshta duhet inteligjencë artificiale. Tani mbetet vetëm pyetja: kush do ta bëjë të pamundurën të mundur për Onkologjikun?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme