Opinion 25 August 2026, 16:45 Nga VNA

Protesta nuk është e asnjë grupimi interesi, është e popullit

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-08-25 at 4.44.59 PM.jpeg

Nga Laura Kërtalli 

Profeti ﷺ ka thënë: “Kush prej jush sheh një të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk ka mundësi, me gojën e tij, e nëse nuk ka mundësi, atëherë me zemër.”

Unë kam qenë në protestë që nga dita e parë dhe më lini t’ju them të vërtetën.

Sheshi ka zhvilluar një hipokrizi të pamasë, ku kemi vendosur të heshtim për të ruajtur protestën, dhe nëse flasim, atëherë po shkaktojmë përçarje. Por e vërteta nuk mund të jetë përçarje dhe as nuk mund të ruash diçka që nuk ekziston.

Në 86 ditë proteste, grupi i vetëshpallur koordinativ ka vendosur të uzurpojë protestën duke ngritur çetën e mikrofonit në shesh. Ata vendosin kush do të flasë e kush nuk do të flasë, çfarë duhet thënë e çfarë nuk duhet thënë. Për më tepër, nën petkun e ruajtësve të harmonisë, vendosin edhe kë do të përjashtojnë nga protesta me anë të kërcënimeve dhe presioneve.

Konkretisht, grupi i Gent Prognit, pasi kishte dy javë a më tepër që i bënte presion grupit të Visuar Dalipit që të lëshonte drejtimin e marshimit, i provokon në shesh duke i goditur e më pas duke u larguar me vrap. Pastaj filmojnë reagimin e tyre duke manipuluar ngjarjen. Reagimi ishte i dhunshëm dhe duhet dënuar. Nuk mbështesim asnjë akt dhune në protestë, ama po ashtu dënojmë edhe mashtruesit që përdorin taktika për të uzurpuar protestën.

Paralelisht, ruajtësi i paqes Dritan Goxhaj, kryekomandant dhe pjesë e grupit koordinues, mobilizon grupet e ndryshme duke pohuar tek ato se këto problematika janë të vërteta, por zgjidhja është të heshtim.

Me një delirantizëm të paparë, ai mendon se taktikat e tij të luftës janë superiore dhe të vetmet që mund të funksionojnë, dhe e shohim qartazi rezultatin në 86 ditë proteste: operacione të dështuara përshkallëzimi dhe ruajtjen e pushtetit të çetës së mikrofonit, duke marrë përsipër së fundmi, përveç të tjerash, ideimin e itinerarit që do të bëjë marshimi dhe marrjen e lejes nga policia.

Për më tepër, nisur nga eksperienca personale, si heroi i tolerancës fetare, ka mbajtur qëndrime shumë islamofobe, duke më ndaluar të kryesoj marshimin sepse jam me shami dhe se gjoja mund të interpretohet se protestën e kanë marrë islamikët e se mund të dëmtojë protestën.
Protesta nuk është e asnjë grupimi interesi, është e popullit.

Vërtet kritikova, vërtet mund të më sulmojnë si përçarëse, por paralelisht po jap edhe një zgjidhje.

Protesta është e popullit dhe e vetmja mënyrë është që populli ta marrë në dorë, siç ishte ditët e para të saj. Siç kemi sistemin e madh bipartiak në Shqipëri, kemi dhe sistemin në protestë, dhe e vetmja mënyrë për ta rrëzuar është ta bojkotojmë.
Të bojkotohet mikrofoni dhe marshimin ta marrë në dorë populli. Shtatori po afroh, numrat do shtohen, le ta bëjmë siç duhet këtë herë!

Duhet përpiluar një plan veprimi dhe ky të afishohet, ndërsa përshkallëzimet e paparashikuara t’i atribuohen spontanitetit ose planifikimeve gjeniale dhe përgjegjësisë individuale, jo urdhrave të një grupi që tashmë ka dështuar.

Rama nuk rrëzohet as me qarje hallesh dhe as me poezitë e mia. 
Protesta duhet të realizojë bllokimin e qeverisjes. Kjo mund të bëhet me bllokada rrugore paqësore, bojkotim universitetesh dhe bojkotim ekonomik.

Nëse kanë kualitet brenda grupit koordinues, le të përpilojnë një plan veprimi dhe të jetë përgjegjësi e çdo individi aty ta ndjekë.

Kaq. Pa protagonizëm, thjesht një plan që ndiqet.

Paralelisht, i ftoj të lëshojnë pushtetin, Rama bashkë me këta.

Dorëheqje! Dorëheqje!
Për çdo pyetje, mua në protestë më keni.

Video

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për ndalimin e Ergys Agasit, kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Forca të policisë po kryejnë verifikime në terren, ndërsa aksioni vijon në disa pika. Policia pritet të dalë me detaje zyrtare për ecurinë e operacionit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme