E Qeverisë së Edi Ramës, Partisë Socialiste, Partia Demokratike, në aleancë me Kishat dhe Kryegjyshatën me Vatikanin, Izraelin, Greqinë, Francën, Serbinë dhe heshtjen e planifikuar të medias dhe inteligjencës për shpronësim dhe shkombëtarizim të shqiptarëve nga Poeti Kombëtar Naim Frashëri
Tregomu dhe shqipëtarëve
Udhën e punës së mbarë:
Bashkomi, bëmi vëllezër,
edhe thjesht shqiptarë
Naim Frashëri
Nga Artur Shkurti
Nëse publiku nuk kupton Sistemin Edukativ Shqiptar, nuk do të kuptojë dëmin e Shtetit Bektashi për shthurjen e shqiptarëve.
Haxhi Bektash Veliu (rreth 1209) ishte turk. Ka shumë arsye pse sekti bektashi është pjesë e traditës fetare turke, edhe pse sekti është shiit. Në asnjë mënyrë nuk mund të jetë një ekskluzivitet shqiptar, përveç se për të krijuar ngatërresa. Shqiptarët mund të kenë “autoqefalinë” e pjesës së tyre për të cilën punoi Naimi, siç punoi për autoqefalinë e Kishës Ortodokse, por kurrë nuk mund të pretendojnë një Kryegjyshatë Botërore, aq më tepër me shkeljen e çdo thelbi moral fetar.
Provohet lehtësisht se Kryegjyshata është kundër Haxhi Bektash Veliut dhe kundër Naim Frashërit, njëkohësisht kundër vetëdijes globale dhe kundër vetëdijes kombëtare. Jo që Kryegjyshata s’duhet të synojë Shtetin Bektashi, por ajo e mira do të ishte të mbyllej fare si sekt, sepse po u provon që është kundër Interesit Kombëtar Shqiptar. Kryegjyshata qëllimisht ka frenuar edukimin e bektashinjve me ide kombëtare. Programi i edukimit të karakterit dhe të virtyteve të besimtarit bektashi, sipas Haxhi Bektashit, përmblidhet kryesisht në doktrinën “Katër porta dhe dyzet shkallë”. Nuk ka thelb tjetër me vlerë veç kësaj.
Të krishterët e synitët të mos kujtojnë se do të ketë Shqipëri siç ne e kemi pasur, pasi të themelohet Shteti Bektashi. Qartësisht nisma është kundër të gjithë shqiptarëve.
Kishat me sa duket kanë interes në Shtetin Bektashi, sepse për to “sa më keq në komunitetin mysliman” aq më mirë.
Nëse Shteti Bektashi iu heq shqiptarëve Naim Frashërin, është njësoj si gjakut t’i heqësh rruazat e bardha e t’i lësh vetëm të kuqet. Sapo të dëmtohet Naim Frashëri, kultura shqiptare do të jetë pa imunitetin për t’u mbrojtur nga sulmet kulturore dhe “godina e kulturës dhe e shpirtit shqiptar do të shkërmoqet”. Do të kemi një Shqipëri paçavure.
Nivelin më të lartë të zhvillimit të doktrinës bektashiane për shqiptarët dhe për arsye kombëtare shqiptare, përveç se hyjnore e dha Poeti Kombëtar Naim Frashëri me veprat “Fletoren e Bektashinjve” dhe me poemën “Qerbelaja”. Naim Frashëri.
Naim Frashëri e la me dëshmi tek “Fletorja e Bektashinjve” se “klerikët bektashinj të kohës nuk e meritonin të quheshin “atë dhe udhërrëfenjës”, ndaj në fund të Fletores së Bektashinjve ai thotë: “Kur t’i bëni këto atëherë u them atë e udhërrëfenjës, pa sot nuk mund t’u them dot”. Deshi t’i reformonte kombëtarisht, por faktikisht klerikët bektashinj po i hanë kokën vetë Naim Frashërit.
Naim Frashëri synonte kombëtarizimin e bektashinjve, pra bashkimin me Shqipërinë. Ndërsa Shteti Bektashi do të kundërtën “Jo vetëm shkëputjen e sektit bektashi nga Shqipëria”, por edhe grabitjen e dëmtimin e Naim Frashërit dhe varfërimin e shqiptarëve nga Poeti Kombëtar.
Vatikani synon ta mbushë “hendekun” që do të krijojë Shteti Bektashi me “katolikët e zgjuar e kombëtar” meqë Naim Frashërin shqiptarët nuk do ta kenë më se “ja e paska Shteti Bektashi” dhe Shteti Shqiptar nuk do të jetë Bektashi por Shtet i Krishterë, pasi dhe “synitët” të krijojnë ndonjë Shtet të tyre. Kjo është arsyeja që kemi Urdhër “Nënë Tereza” dhe është hequr Urdhri “Naim Frashëri”. Kemi pushim për Nënë Terezën por s’kemi pushim për Naim Frashërin. Pra Aleanca Shtet Bektashi dhe Vatikan e Aleancë Kishash e sinagogash është kaq e turpshme dhe acaruese.
Të krishterët duhet t’i pyesin priftërinjtë e tyre për këtë punë të poshtra antikombëtare ku janë përfshirë. Ne i kemi pyetuar publikisht dhe ata nuk përgjigjen. Qartësisht janë të poshtër në atë që po bëjnë! Kanë humbur busullën njerëzore dhe kombëtare, dhe kanë vetëm busullën e organizatës që i paguan. Në daç t’i pyesin në daç jo, Shqipëria që do të kenë do të jetë veç paçavure! As të krishterët, as katolikët, as ortodoksët as myslimanët, as synitë, as bektashinjtë nuk mun të kenë zëvendësim tjetër për Naim Frashërin!
Shqipëria nuk e ka prodhuar e nuk do ta prodhojë dot më një si Naim Frashëri! (Vdiq Naimi po ç’të gjeti, o moj Shqipëri e mjerë, vdiq Naimi, po kush mbeti, si Naimi s’ka të tjerë - Çajupi)
Tashmë kanë folur me qindra poetë shqiptarë që kuptojnë më mirë shenjtërinë, në atë mënyrë siç Lasgushi thoshte “Ishte punë feje, feja e shqiptarit, shqiptaria dhe për fenë flasin profetët dhe jo njerëzit. Profeti i kësaj feje do të ishte Naim Frashëri - ky do të bënte kthimin e shqiptarëve” (1946 - Misioni i shqiptarëve të Bukureshtit dhe Naim Frashëri).
Shpronësojmë shqiptarët nga Naim Frashëri dhe pronësojmë Shtetin Bekt






















