Kronika 1 September 2026, 12:11 Nga VNA

GJKKO mbyll edhe më shumë dyert për mediat, hyn në fuqi Rregullorja që ngushton hapësirat e informimit

Ndaje në Whatsapp
GJKKO mbyll edhe më shumë dyert për mediat, hyn në fuqi

Prej kësaj të marte, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar hyn në fuqi Rregullorja e re, e cila vendos kufizime të reja për mediat dhe redukton ndjeshëm hapësirat që gazetarët kishin deri më tani për të marrë dhe përcjellë informacion nga proceset gjyqësore.

Rregullorja, e hartuar nën drejtimin e kryetarit të komanduar të GJKKO-së, Erion Bani, hyn në fuqi pavarësisht kundërshtimeve të ngritura nga komuniteti i gazetarëve, shoqatat e medias dhe organizata ndërkombëtare. Kritikat janë përqendruar veçanërisht te kufizimi i aksesit në informacion dhe te pikëpyetjet që këto masa ngrenë në raport me transparencën e një institucioni që trajton disa prej çështjeve me interesin më të lartë publik në vend.

Pavarësisht shqetësimeve të bëra publike, drejtuesit e Gjykatës nuk reflektuan ndryshime thelbësore në dokument përpara hyrjes së tij në fuqi. Rregullorja mbeti kështu në formën e miratuar, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhënien mes GJKKO-së dhe medias.

Edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor rregullorja iu përcoll për mendim vetëm pasi ishte miratuar. E njëjta procedurë u ndoq edhe ndaj Apelit të Posaçëm, institucion me të cilin GJKKO ndan të njëjtat ambiente.

Pikërisht kjo mënyrë veprimi ka shtuar pikëpyetjet nëse një rregullore që prek drejtpërdrejt aksesin në informacion duhej të kalonte më parë përmes një procesi më të gjerë konsultimi.

Video

Një 19-vjeçar i identifikuar si Hasanal Arifin u kap nga një orangutan në kopshtin zoologjik Kasang Kulim në Indonezi, pasi kaloi barrierën e sigurisë dhe u afrua pranë kafazit për të filmuar një video. Pamjet e regjistruara tregojnë kafshën duke e tërhequr me forcë të riun nga bluza dhe këmba, ndërsa të pranishmit ndërhynë për ta shpëtuar. Stafi i kopshtit zoologjik e kritikoi veprimin për shkelje të rregullave dhe provokim të kafshës, ndërsa nga incidenti nuk pati të lënduar. Pas publikimit të videos, 19-vjeçari kërkoi falje publike për kapërcimin e distancës së sigurisë.

Një motoçiklist në Kolumbi përfundoi brenda një autobusi pasi me sa duket u përpoq të kalonte një kryqëzim me shpejtësi të madhe. Pamjet e CCTV tregojnë atë duke u ngjitur pa ndihmuar dhe duke u larguar, duke lënë motoçikletën pas.

Si e nisi e bitisi.

Shpëtimtarja iku, sepse tani e kërkon bota. Evis Sala erdhi me modernizim, digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe premtimin për fuqizimin e Onkologjikut. Një vit më pas, ajo largohet për angazhime ndërkombëtare. Ndërsa pacientëve u mbetet të zbulojnë se ku janë “hapat e rëndësishëm” që u hodhën. Ndoshta nuk dimë t’i shohim. Ndoshta duhet inteligjencë artificiale. Tani mbetet vetëm pyetja: kush do ta bëjë të pamundurën të mundur për Onkologjikun?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme