Kronika 31 August 2026, 22:48 Nga VNA

Gazeta franceze Oise Hebdo: Shqipëria kërkon sekuestrimin e kështjellës së Ermal Beqirit në Francë

Ndaje në Whatsapp
Gazeta franceze Oise Hebdo: Shqipëria kërkon sekuestrimin e

Media lokale franceze “Oise Hebdo” i ka kushtuar vëmendje kështjellës Château d’Auteuil në Berneuil-en-Bray, pas arrestimit në Francë të biznesmenit shqiptar Ermal Beqiri. Sipas medias franceze, Shqipëria ka kërkuar sekuestrimin e kësaj prone në kuadër të hetimeve ndaj Beqirit dhe pasurive të tij në territorin francez.

Kështjella ndodhet në departamentin Oise, në veri të Parisit, dhe është një pronë historike me tulla të kuqe, e vendosur larg qendrës së fshatit. Për vite me radhë ajo ka funksionuar si vend qëndrimi luksoz, me oferta për bujtje dhe mëngjes. Por pas arrestimit të Beqirit, emri i kësaj prone ka dalë në qendër të një dosjeje që lidh drejtësinë shqiptare me atë franceze.

“Oise Hebdo” raporton se në faqen publike të kështjellës nuk përmendet hapur lidhja me Ermal Beqirin në prezantimin e pronës. Megjithatë, emri i tij shfaqet te “mentions légales”, pra te të dhënat ligjore të faqes zyrtare të Château d’Auteuil. Edhe faqja zyrtare e kështjellës e liston emrin “ermal beqiri” si publikues të saj, me adresën Château d’Auteuil, 60390 Berneuil-en-Bray.

Sipas medias franceze, kryebashkiaku i ri i Berneuil-en-Bray, Simon Muller, ka konfirmuar se prona i përket Beqirit. Ai ka thënë se e ka takuar vetëm një herë, rastësisht, ndërsa në fshat duket se ka pak lidhje mes pronarit të kështjellës dhe komunitetit lokal.

Kur gazeta franceze ka kontaktuar në telefon me kështjellën, personi që është përgjigjur nuk ka pranuar të komentojë. I pyetur nëse Ermal Beqiri ishte pronari i pronës, përgjigjja ka qenë e kujdesshme: “Më vjen keq, nuk mund t’ju përgjigjem”.

Çështja tashmë është në duart e drejtësisë franceze. Shqipëria ka kërkuar sekuestrimin e aseteve të Beqirit në Francë, mes tyre edhe Château d’Auteuil, ndërsa ai ndodhet në paraburgim për procedurën e ekstradimit drejt Shqipërisë. Për momentin, nuk ka ende një vendim përfundimtar për konfiskimin e kështjellës, por kërkesa për sekuestrim e vendos pronën historike në qendër të betejës pasurore të SPAK jashtë Shqipërisë.

Në Francë, pyetja që ngre “Oise Hebdo” është edhe lokale: çfarë do të ndodhë me këtë kështjellë nëse drejtësia franceze pranon kërkesën e Shqipërisë? Përgjigjja ende nuk është dhënë. Por një gjë është e qartë: një pronë që deri dje prezantohej si rezidencë e qetë historike në Oise, sot është kthyer në pjesë të dosjes së një prej emrave të kërkuar nga SPAK për tenderët e AKSHI-t.

Video

Një video e re nga incidenti pas ndeshjes AF Elbasani–Vllaznia sjell pamje të përplasjes mes presidentit të klubit shkodran, Alban Xhaferi, dhe një prej gjyqtarëve. Në pamje, Xhaferi shihet duke iu afruar arbitrit dhe duke e goditur me grusht.

KPP “shpëton” tenderin 340 mijë euro të Celibashit/ Kriteret si “kostum me porosi”, por KPP mbyll sytë para elefantit në dhomë

Drejtori i Doganës dhe ai i Tatimeve; Garancia që Rama e mban besën…

Të ruajmë unitetin e Partisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme