Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasi u dëmtua rëndë gjatë një incidenti të ndodhur në Kamëz.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 20:00, shtetasi me inicialet R. T., rreth 27 vjeç, ishte duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesën e xhaxhait të tij, në rrugën “Adriatik”, në lagjen nr. 5 të Kamzës.
Dyshohet se gjatë punës, i riu ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës.
Për shkak të dëmtimeve të rënda, 27-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës shtetasi R. T., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se, teksa ndodhej në banesën e xhaxhait të tij, në rrugën “Adriatik”, lagjja nr. 5, Kamëz, duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.






















