Bota 4 September 2026, 19:46 Nga VNA

Vance: Nuk parashikojmë dot fundin e konfliktit me Iranin, çmimet e karburanteve varen nga zhvillimet në Hormuz

Ndaje në Whatsapp
Vance: Nuk parashikojmë dot fundin e konfliktit me Iranin, çmimet e

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka deklaruar se nuk është në gjendje të parashikojë se kur do të përfundojë konflikti me Iranin dhe as se kur çmimet e karburanteve do të rikthehen në nivelet e para përshkallëzimit të luftimeve.

Vance tha se përfundimi i përplasjes varet në radhë të parë nga Irani, ndërsa hodhi poshtë përdorimin e termit “luftë” për të përshkruar situatën aktuale. Sipas tij, operacionet aktive luftarake kishin përfunduar disa muaj më parë.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer zjarr për tri ditë radhazi gjatë kësaj jave, përfshirë edhe në zonën strategjike të Ngushticës së Hormuzit. Sipas të dhënave të Pentagonit, që prej fillimit të konfliktit janë plagosur 790 ushtarë amerikanë, ndërsa 18 të tjerë kanë humbur jetën.

Shtetet e Bashkuara goditën të martën rreth 60 objektiva ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit. Në shënjestër ishin sistemet e mbrojtjes ajrore, radarët, anijet, pajisjet për vendosjen e minave dhe qendrat e komunikimit.

Ushtria amerikane pritet të vijojë operacionet ushtarake, ndërsa zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se Irani ka ende kapacitete për të rikthyer në një kohë të shkurtër një pjesë të aftësive të tij ushtarake, raporton Associated Press.

Konflikti ka dhënë gjithashtu goditje të forta në tregjet energjetike, duke shkaktuar rritje të çmimeve të karburanteve dhe duke shtuar shqetësimet brenda Partisë Republikane për ndikimin që zhvillimet mund të kenë në zgjedhjet për Kongresin.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk ndien presion për t’i dhënë fund konfliktit përpara zgjedhjeve, edhe pse disa prej aleatëve të tij pranojnë se, nga pikëpamja politike, do të ishte më e favorshme që deri në nëntor lufta të mos mbizotëronte në debatin publik.

Vance, i cili në fillim ishte shprehur kundër përfshirjes në luftë, kishte marrë përsipër përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike. Megjithatë, armëpushimi që ai kishte negociuar dështoi pas dy javësh, duke rikthyer përplasjet ushtarake.

Ndërkohë, administrata amerikane po heton raportimet se katër persona kanë humbur jetën në një dasmë pranë Ngushticës së Hormuzit gjatë sulmeve amerikane. I pyetur për këtë ngjarje, Vance nuk e përjashtoi mundësinë që mes viktimave të ketë edhe civilë.

Nga ana tjetër, Teherani është kundërpërgjigjur me sulme ndaj bazave amerikane në rajon. Vance konfirmoi se aktualisht nuk ka negociata mes Washingtonit dhe Teheranit dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ulen në tryezën e bisedimeve për sa kohë Irani vijon sulmet ndaj anijeve tregtare.

Zëvendëspresidenti amerikan refuzoi gjithashtu të parashikojë se kur çmimet e karburanteve mund të rikthehen në nivelin e 3 dollarëve, duke theksuar se objektivi kryesor i administratës Trump mbetet parandalimi i Iranit që të pajiset me armë bërthamore.

Video

Një tren pasagjerësh i kompanisë PKP Intercity është përplasur fuqishëm me një kamion në një kryqëzim hekurudhor në Gdansk të Polonisë, pasi automjeti i tonazhit të rëndë mbeti i bllokuar mes barrierave. Ngjarja ndodhi më 3 shtator, pranë stacionit Gdansk Lipce, ndërsa në tren udhëtonin rreth 300 pasagjerë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet dramatike para përplasjes. Kamioni portokalli ndodhet në mes të shinave, ndërsa barriera e kryqëzimit është ulur. Në vend që të largohej menjëherë nga zona e rrezikut, drejtuesi tentoi të lëvizte automjetin para dhe pas, por nuk arriti të dilte në kohë nga shinat. Pak çaste më vonë, treni që udhëtonte në linjën Gdynia–Zielona Gora e goditi me forcë kamionin, duke e shkatërruar pjesërisht dhe duke shpërndarë mbetje në të gjithë zonën.

Një tren pasagjerësh i kompanisë PKP Intercity është përplasur fuqishëm me një kamion në një kryqëzim hekurudhor në Gdansk të Polonisë, pasi automjeti i tonazhit të rëndë mbeti i bllokuar mes barrierave. Ngjarja ndodhi më 3 shtator, pranë stacionit Gdansk Lipce, ndërsa në tren udhëtonin rreth 300 pasagjerë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet dramatike para përplasjes. Kamioni portokalli ndodhet në mes të shinave, ndërsa barriera e kryqëzimit është ulur. Në vend që të largohej menjëherë nga zona e rrezikut, drejtuesi tentoi të lëvizte automjetin para dhe pas, por nuk arriti të dilte në kohë nga shinat. Pak çaste më vonë, treni që udhëtonte në linjën Gdynia–Zielona Gora e goditi me forcë kamionin, duke e shkatërruar pjesërisht dhe duke shpërndarë mbetje në të gjithë zonën.

Policia ka mbyllur qarkullimin e automjeteve në Bypass-in e Himarës. Në këtë segment lejohet lëvizja vetëm e mjeteve zjarrfikëse dhe atyre të emergjencës. Masa vjen për shkak të zjarrit që po përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar banesa dhe hotele. Ka nisur evakuimi i banorëve dhe turistëve nga zonat e rrezikuara, ndërsa Bashkia u ka bërë thirrje të largohen dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Situata me zjarrin në Himarë vijon të jetë e rënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuuimet e para. Deri më tani raportohet se një banesë është përfshirë dhe është djegur nga flakët, ndërsa rreth 40 shtëpi të tjera ndodhen në rrezik. Forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për shuarjen dhe izolimin e vatrave, me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme