Bota 5 September 2026, 09:08 Nga VNA

E lidhën me ngjitës në sediljen e avionit/ Pasagjeri shpërthen në sharje raciste dhe dhunë, fluturimi devijohet në Baltimore

Ndaje në Whatsapp
E lidhën me ngjitës në sediljen e avionit/ Pasagjeri

Një fluturim i American Airlines nga Dallas-Fort Worth drejt Newark është kthyer në një skenë kaosi, pasi një pasagjer 67-vjeçar dyshohet se nisi të ofendonte dhe më pas të sulmonte njerëzit në bord, duke detyruar pasagjerët e tjerë ta lidhnin në sedilje me ngjitës dhe lidhëse plastike.

Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje në fluturimin 618. American Airlines ka konfirmuar se avioni u detyrua të devijonte drejt aeroportit Baltimore/Washington International për shkak të një “pasagjeri problematik”. 

Sipas policisë në Maryland, personi i arrestuar është Layne Lundeen, 67 vjeç, nga Tucson, Arizona. Kur policët mbërritën në avion, e gjetën të lidhur në sedilje me ngjitës dhe lidhëse plastike, ndërsa dy pasagjerë po e mbanin nën kontroll. Ai përballet me akuza në nivel shtetëror për sulm të shkallës së dytë dhe sjellje të çrregullt. 

Sipas dëshmitarëve, incidenti kishte nisur kur 67-vjeçari filloi të bërtiste ndaj pasagjerit që kishte pranë. Kur një stjuard afro-amerikan ndërhyri për ta qetësuar, burri dyshohet se përdori ndaj tij një fyerje raciste dhe bëri komente homofobike. Situata më pas degradoi në dhunë. 

Ai akuzohet se goditi pasagjerin pranë tij dhe kompjuterin e këtij të fundit. Një grua që tentoi të ndërhynte dyshohet se u shty, çka bëri që tre pasagjerë të tjerë të përfshiheshin për ta neutralizuar. 

Në pamjet e publikuara nga brenda avionit shihet masa e pazakontë që u përdor për ta mbajtur nën kontroll: burri është i fiksuar fort pas sediljes me shtresa ngjitësi rreth trupit, duarve dhe madje edhe kokës. Sipas dëshmitarëve, ekuipazhi u dha pasagjerëve ngjitës dhe lidhëse plastike për ta mbajtur të immobilizuar deri në uljen e avionit. 

Piloti ndryshoi kursin dhe avioni u ul në Baltimore rreth 15 minuta më vonë. Policia hipi në bord dhe arrestoi 67-vjeçarin, ndërsa fluturimi vijoi më pas drejt Newark. 

American Airlines deklaroi se nuk toleron dhunën dhe se siguria e pasagjerëve dhe punonjësve është prioriteti kryesor i kompanisë. 

Çështja mund të mos mbyllet vetëm me akuzat lokale. FBI ka konfirmuar se po interviston personat e përfshirë dhe do të konsultohet me Prokurorinë Federale të Maryland për të përcaktuar nëse ndaj 67-vjeçarit do të ngrihen edhe akuza federale. 

Nga një fluturim rutinë Dallas-Newark, pasagjerët përfunduan kështu në Baltimore, ndërsa një prej tyre e përfundoi udhëtimin jo në destinacion, por i lidhur në sediljen e avionit dhe i shoqëruar nga policia.

Video

Një tren pasagjerësh i kompanisë PKP Intercity është përplasur fuqishëm me një kamion në një kryqëzim hekurudhor në Gdansk të Polonisë, pasi automjeti i tonazhit të rëndë mbeti i bllokuar mes barrierave. Ngjarja ndodhi më 3 shtator, pranë stacionit Gdansk Lipce, ndërsa në tren udhëtonin rreth 300 pasagjerë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet dramatike para përplasjes. Kamioni portokalli ndodhet në mes të shinave, ndërsa barriera e kryqëzimit është ulur. Në vend që të largohej menjëherë nga zona e rrezikut, drejtuesi tentoi të lëvizte automjetin para dhe pas, por nuk arriti të dilte në kohë nga shinat. Pak çaste më vonë, treni që udhëtonte në linjën Gdynia–Zielona Gora e goditi me forcë kamionin, duke e shkatërruar pjesërisht dhe duke shpërndarë mbetje në të gjithë zonën.

Policia ka mbyllur qarkullimin e automjeteve në Bypass-in e Himarës. Në këtë segment lejohet lëvizja vetëm e mjeteve zjarrfikëse dhe atyre të emergjencës. Masa vjen për shkak të zjarrit që po përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar banesa dhe hotele. Ka nisur evakuimi i banorëve dhe turistëve nga zonat e rrezikuara, ndërsa Bashkia u ka bërë thirrje të largohen dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Situata me zjarrin në Himarë vijon të jetë e rënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuuimet e para. Deri më tani raportohet se një banesë është përfshirë dhe është djegur nga flakët, ndërsa rreth 40 shtëpi të tjera ndodhen në rrezik. Forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për shuarjen dhe izolimin e vatrave, me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme