Bota 4 September 2026, 21:17 Nga VNA

Skandal me financimet e Reform UK: Dy njerëz të Farage pezullohen pas kamerës së fshehtë për donacione të huaja

Ndaje në Whatsapp
Skandal me financimet e Reform UK: Dy njerëz të Farage pezullohen pas

Partia e Nigel Farage, Reform UK, është përfshirë sot në një skandal të ri financimesh në Britani, pasi dy zyrtarë të lartë të saj u pezulluan pas një investigimi me kamera të fshehtë të Channel 4 News. Sipas raportimeve, James Orr dhe Dan Jukes u filmuan duke diskutuar mënyra për të siguruar fonde nga një donator i huaj, gjë që ligji britanik për financimin e partive politike e ndalon. ⁠

Investigimi pretendon se zyrtarët e Reform UK diskutuan pranimin e një donacioni prej 30 mijë paundësh nga një “donator amerikan”, i cili në fakt ishte pjesë e operacionit të fshehtë. Paratë, sipas raportimit, do të përdoreshin për sondazhe në favor të Reform UK dhe më pas rezultatet do të qarkullonin në media si matje të pavarura politike.

Farage është filmuar gjithashtu në takim me personat që paraqiteshin si donatorë, por ai ka mohuar çdo shkelje. Ai e ka cilësuar rastin si “kurth” dhe ka thënë se partia nuk ka pranuar para të paligjshme. Megjithatë, Reform UK ka nisur hetim të brendshëm dhe ka pezulluar dy zyrtarët e përfshirë. ⁠

Çështja tani ka kaluar edhe në duart e institucioneve. Laburistët dhe Liberal Demokratët kanë kërkuar hetim nga policia, ndërsa Komisioni Zgjedhor britanik po shqyrton materialet e publikuara.

Skandali i sotëm është goditje e rëndë për Farage, pikërisht në momentin kur Reform UK po zhvillon konferencën vjetore në Birmingham dhe po përpiqet të shfaqet si alternativë qeverisëse. Në vend të programit politik, partia u detyrua të merret me pyetjen që e ndjek prej muajsh: kush po e financon Reform UK dhe sa të pastra janë paratë që mbajnë në këmbë makinën politike të Farage.

Video

Një tren pasagjerësh i kompanisë PKP Intercity është përplasur fuqishëm me një kamion në një kryqëzim hekurudhor në Gdansk të Polonisë, pasi automjeti i tonazhit të rëndë mbeti i bllokuar mes barrierave. Ngjarja ndodhi më 3 shtator, pranë stacionit Gdansk Lipce, ndërsa në tren udhëtonin rreth 300 pasagjerë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet dramatike para përplasjes. Kamioni portokalli ndodhet në mes të shinave, ndërsa barriera e kryqëzimit është ulur. Në vend që të largohej menjëherë nga zona e rrezikut, drejtuesi tentoi të lëvizte automjetin para dhe pas, por nuk arriti të dilte në kohë nga shinat. Pak çaste më vonë, treni që udhëtonte në linjën Gdynia–Zielona Gora e goditi me forcë kamionin, duke e shkatërruar pjesërisht dhe duke shpërndarë mbetje në të gjithë zonën.

Policia ka mbyllur qarkullimin e automjeteve në Bypass-in e Himarës. Në këtë segment lejohet lëvizja vetëm e mjeteve zjarrfikëse dhe atyre të emergjencës. Masa vjen për shkak të zjarrit që po përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar banesa dhe hotele. Ka nisur evakuimi i banorëve dhe turistëve nga zonat e rrezikuara, ndërsa Bashkia u ka bërë thirrje të largohen dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Situata me zjarrin në Himarë vijon të jetë e rënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuuimet e para. Deri më tani raportohet se një banesë është përfshirë dhe është djegur nga flakët, ndërsa rreth 40 shtëpi të tjera ndodhen në rrezik. Forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për shuarjen dhe izolimin e vatrave, me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme