Edicioni i 70-të i “Topit të Artë” do të zhvillohet më 26 tetor 2026 në Londër, duke shënuar një ndryshim historik për çmimin prestigjioz të futbollit, i cili për herë të parë do të largohet nga Parisi për të zhvilluar ceremoninë në kryeqytetin britanik. Zhvendosja ka edhe një domethënie simbolike. “Topi i Artë” feston 70-vjetorin e krijimit dhe ceremonia në Londër do të jetë një homazh për anglezin Stanley Matthews, fituesin e parë të trofeut në vitin 1956. Tashmë është konfirmuar edhe data e publikimit të listave të kandidatëve. France Football do të bëjë publike më 8 shtator listat për të gjitha kategoritë, përfshirë 30 kandidatët për “Topin e Artë” të meshkujve dhe 30 kandidatet për çmimin e femrave. Gara për trofeun e meshkujve pritet të jetë një nga më të fortat e viteve të fundit. Ndër emrat që përmenden si favoritë janë Rodri, i shpallur lojtari më i mirë i Kupës së Botës me Spanjën, Lamine Yamal, i cili ka fituar titullin kampion në La Liga dhe Botërorin me Spanjën, si dhe Fabián Ruiz, pjesë e Spanjës kampione bote dhe fituese e Champions League me Paris Saint-Germain. Në garë pritet të jenë gjithashtu emra të mëdhenj si Kylian Mbappé, Harry Kane, Khvicha Kvaratskhelia dhe Lionel Messi. Argjentinasi e udhëhoqi kombëtaren e tij deri në finalen e Botërorit, por humbja ndaj Spanjës e ka komplikuar garën për një tjetër “Top të Artë”. Te femrat, Barcelona pritet të ketë sërish një prani të fuqishme, ndërsa ndër emrat kryesorë të përfolur janë Alexia Putellas, Ewa Pajor dhe Aitana Bonmatí. Çmimi do të vlerësojë paraqitjet e futbollistëve gjatë sezonit 2025/26, duke përfshirë edhe performancën në Kupën e Botës 2026. Fituesit përcaktohen nga një juri ndërkombëtare gazetarësh sportivë, ndërsa gjatë ceremonisë do të ndahen edhe trofetë Kopa, Yashin, Gerd Müller, Johan Cruyff, si dhe çmimet për klubin dhe trajnerin e vitit. Kështu, vëmendja e botës së futbollit tashmë është përqendruar te 8 shtatori, kur do të mësohen kandidatët zyrtarë, ndërsa më 26 tetor në Londër do të zbulohet emri i fituesit të 70-të në historinë e “Topit të Artë”.
Një tren pasagjerësh i kompanisë PKP Intercity është përplasur fuqishëm me një kamion në një kryqëzim hekurudhor në Gdansk të Polonisë, pasi automjeti i tonazhit të rëndë mbeti i bllokuar mes barrierave. Ngjarja ndodhi më 3 shtator, pranë stacionit Gdansk Lipce, ndërsa në tren udhëtonin rreth 300 pasagjerë.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet dramatike para përplasjes. Kamioni portokalli ndodhet në mes të shinave, ndërsa barriera e kryqëzimit është ulur. Në vend që të largohej menjëherë nga zona e rrezikut, drejtuesi tentoi të lëvizte automjetin para dhe pas, por nuk arriti të dilte në kohë nga shinat. Pak çaste më vonë, treni që udhëtonte në linjën Gdynia–Zielona Gora e goditi me forcë kamionin, duke e shkatërruar pjesërisht dhe duke shpërndarë mbetje në të gjithë zonën.

Policia ka mbyllur qarkullimin e automjeteve në Bypass-in e Himarës. Në këtë segment lejohet lëvizja vetëm e mjeteve zjarrfikëse dhe atyre të emergjencës.
Masa vjen për shkak të zjarrit që po përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar banesa dhe hotele. Ka nisur evakuimi i banorëve dhe turistëve nga zonat e rrezikuara, ndërsa Bashkia u ka bërë thirrje të largohen dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Situata me zjarrin në Himarë vijon të jetë e rënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuuimet e para.
Deri më tani raportohet se një banesë është përfshirë dhe është djegur nga flakët, ndërsa rreth 40 shtëpi të tjera ndodhen në rrezik.
Forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për shuarjen dhe izolimin e vatrave, me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.