Sport 4 September 2026, 19:57 Nga VNA

Real Madridi ka gati dy role për Modriçin pas pensionimit: Nga stafi teknik te drejtimi sportive

Ndaje në Whatsapp
Real Madridi ka gati dy role për Modriçin pas pensionimit: Nga stafi

Real Madridi duket se e ka nisur të mendojë për të ardhmen e Luka Modriçit, edhe pse mesfushori kroat vazhdon të jetë aktiv dhe të paraqitet në nivele të mira me Milanin.

Sipas “Defensa Central”, në klub po shqyrtohen dy rrugë të mundshme për legjendën kroate pasi ai të vendosë t’i japë fund karrierës si futbollist. Modriçi, i cili kaloi më shumë se një dekadë në Madrid dhe u shndërrua në një prej figurave më të rëndësishme të historisë moderne të klubit, e ka lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në “Santiago Bernabeu”.

Në një intervistë të fundit për “AS”, Modriçi ka thënë se do të dëshironte të rikthehej një ditë në Madrid, por vetëm nëse do të mund të kishte një rol konkret dhe të rëndësishëm në klub. Kroati nuk dëshiron që rikthimi i tij të jetë thjesht ceremonial për shkak të statusit që gëzon si një prej legjendave të Real Madridit.

Gazetari spanjoll Tomas Roncero, i cituar nga “Defensa Central”, është i bindur se rikthimi i Modriçit në Madrid është vetëm çështje kohe.

“E kuptova se ai patjetër do të rikthehet në Madrid dhe jam i bindur se nuk dëshiron të kthehet si ambasador, por dëshiron të ndihet i rëndësishëm”, ka deklaruar Roncero.

Sipas tij, dy pozicionet që do t’i përshtateshin më së miri Modriçit janë një rol në stafin teknik të një trajneri ose një pozicion në drejtimin sportiv të klubit.

“E shoh duke iu bashkuar stafit teknik të ndonjë trajneri ose duke kaluar në menaxhimin sportiv, sepse ai është një student i futbollit dhe i ligave. Ai i shikon të gjitha ndeshjet dhe njeh lojtarët”, ka shtuar Roncero.

Pikërisht njohuritë dhe pasioni për futbollin mund ta bëjnë Modriçin një figurë të rëndësishme për Real Madridin edhe pas përfundimit të karrierës së tij në fushë. Kroati ka ruajtur gjatë gjithë viteve një interes të madh për futbollin ndërkombëtar, duke ndjekur nga afër kampionate dhe lojtarë të ndryshëm.

Marrëdhënia e Modriçit me Real Madridin është shumë më e thellë se ajo e një ish-futbollisti me klubin. Ai kaloi më shumë se një dekadë në “Santiago Bernabeu”, duke fituar trofe të shumtë dhe duke u shndërruar në një prej mesfushorëve më të rëndësishëm të historisë së klubit.

Për këtë arsye, një rikthim i tij në Madrid do të kishte edhe një peshë të madhe emocionale. Megjithatë, nga deklaratat e Modriçit duket se ai kërkon që kapitulli i ardhshëm i marrëdhënies me klubin të bazohet te kontributi i tij profesional dhe jo vetëm te statusi si legjendë.

Kështu, stafi teknik dhe drejtimi sportiv janë dy rrugët që po shihen si opsionet më të mundshme për një rikthim të ardhshëm të Luka Modriçit në Real Madrid.

Video

Një tren pasagjerësh i kompanisë PKP Intercity është përplasur fuqishëm me një kamion në një kryqëzim hekurudhor në Gdansk të Polonisë, pasi automjeti i tonazhit të rëndë mbeti i bllokuar mes barrierave. Ngjarja ndodhi më 3 shtator, pranë stacionit Gdansk Lipce, ndërsa në tren udhëtonin rreth 300 pasagjerë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet dramatike para përplasjes. Kamioni portokalli ndodhet në mes të shinave, ndërsa barriera e kryqëzimit është ulur. Në vend që të largohej menjëherë nga zona e rrezikut, drejtuesi tentoi të lëvizte automjetin para dhe pas, por nuk arriti të dilte në kohë nga shinat. Pak çaste më vonë, treni që udhëtonte në linjën Gdynia–Zielona Gora e goditi me forcë kamionin, duke e shkatërruar pjesërisht dhe duke shpërndarë mbetje në të gjithë zonën.

Një tren pasagjerësh i kompanisë PKP Intercity është përplasur fuqishëm me një kamion në një kryqëzim hekurudhor në Gdansk të Polonisë, pasi automjeti i tonazhit të rëndë mbeti i bllokuar mes barrierave. Ngjarja ndodhi më 3 shtator, pranë stacionit Gdansk Lipce, ndërsa në tren udhëtonin rreth 300 pasagjerë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet dramatike para përplasjes. Kamioni portokalli ndodhet në mes të shinave, ndërsa barriera e kryqëzimit është ulur. Në vend që të largohej menjëherë nga zona e rrezikut, drejtuesi tentoi të lëvizte automjetin para dhe pas, por nuk arriti të dilte në kohë nga shinat. Pak çaste më vonë, treni që udhëtonte në linjën Gdynia–Zielona Gora e goditi me forcë kamionin, duke e shkatërruar pjesërisht dhe duke shpërndarë mbetje në të gjithë zonën.

Policia ka mbyllur qarkullimin e automjeteve në Bypass-in e Himarës. Në këtë segment lejohet lëvizja vetëm e mjeteve zjarrfikëse dhe atyre të emergjencës. Masa vjen për shkak të zjarrit që po përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar banesa dhe hotele. Ka nisur evakuimi i banorëve dhe turistëve nga zonat e rrezikuara, ndërsa Bashkia u ka bërë thirrje të largohen dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Situata me zjarrin në Himarë vijon të jetë e rënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuuimet e para. Deri më tani raportohet se një banesë është përfshirë dhe është djegur nga flakët, ndërsa rreth 40 shtëpi të tjera ndodhen në rrezik. Forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për shuarjen dhe izolimin e vatrave, me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme