Afati kalimtar i verës 2026 në Serie A është mbyllur me disa lëvizje të bujshme, ndërsa transferimi më i shtrenjtë i merkatos i përket Milanit.
Gonçalo Ramos është blerja më e kushtueshme e verës në kampionatin italian, me sulmuesin portugez që kaloi nga Paris Saint-Germain te Milani për 74 milionë euro, plus bonuse. Kuqezinjtë kanë dominuar listën e transferimeve më të shtrenjta, pasi edhe afrimi i Diego Moreira nga Strasburgu renditet në vendin e dytë, me një marrëveshje që mund të arrijë në 65 milionë euro, përfshirë bonuset.
Në podium është edhe Randal Kolo Muani, i cili u transferua përfundimisht nga PSG te Juventusi. Sulmuesi francez i kushtoi klubit torinez 50 milionë euro, duke përfshirë bonuset.
Në listën e dhjetë transferimeve më të shtrenjta të verës në Serie A ka edhe disa emra të njohur të futbollit europian, mes tyre Curtis Jones, Djed Spence dhe Trevoh Chalobah.
10 transferimet më të shtrenjta të Serie A në verën 2026:
1. Gonçalo Ramos-PSG → Milan: 74 milionë euro + bonuse
2. Diego Moreira-Strasbourg → Milan: 65 milionë euro, përfshirë bonuset
3. Randal Kolo Muani-PSG → Juventus: 50 milionë euro, përfshirë bonuset
4. Moise Kean-Fiorentina → Como: 40 milionë euro, përfshirë huazimin dhe transferimin përfundimtar
5. Jonathan Rowe-Bologna → Atalanta: 40 milionë euro, përfshirë huazimin dhe transferimin e përhershëm
6. Santiago Castro-Bologna → Roma: 35 milionë euro + bonuse
7. Curtis Jones-Liverpool → Inter: 35 milionë euro, përfshirë bonuset
8. Djed Spence-Tottenham → Inter: 35 milionë euro, përfshirë bonuset
9. Kerim Alajbegovic-Bayer Leverkusen → Juventus: 35 milionë euro, përfshirë bonuset
10. Trevoh Chalobah-Chelsea → Como: 30 milionë euro + bonuse
Lista nuk përfshin futbollistët e transferuar me huazim me opsion ose detyrim blerjeje, të cilët mund të bëhen pjesë e merkatos së përhershme vetëm pas përfundimit të sezonit.
Një tjetër marrëveshje e rëndësishme është ajo e Comos për Nico Paz. Klubi italian ka shpenzuar rreth 60 milionë euro për të blerë 50 për qindëshin e mbetur të kartonit të argjentinasit nga Real Madridi.
Me këto lëvizje, Milani del si një prej klubeve më aktive në merkaton e verës, ndërsa transferimi i Ramos në vlerën 74 milionë euro vendos sulmuesin portugez në krye të listës së blerjeve më të shtrenjta të Serie A për sezonin 2026-27.






















