Sport 30 August 2026, 15:39 Nga VNA

Barcelona drejt rekordit, mbi 120 milionë euro të ardhura nga merkatoja e verës

Ndaje në Whatsapp
Barcelona drejt rekordit, mbi 120 milionë euro të ardhura nga

Barcelona po i afrohet fundit të merkatos verore me një bilanc financiar mbresëlënës, me të ardhurat nga largimet dhe përfitimet indirekte që pritet të afrohen në rreth 120 milionë euro.


Sipas “Sport”, kjo shifër përfshin vetëm të ardhurat e krijuara nga shitjet e lojtarëve, përqindjet e ruajtura nga transferimet e mëparshme dhe mekanizmat e solidaritetit apo formimit, pa llogaritur diferencën mes blerjeve dhe shitjeve.


Transferimi më i rëndësishëm deri tani është ai i Ferran Torres te Paris Saint-Germain, që i ka sjellë klubit katalanas rreth 48.5 milionë euro.


Një pjesë e madhe e të ardhurave lidhet me lojtarë të formuar në La Masia. Largimi i Ansu Fatit ka gjeneruar rreth 11 milionë euro, ndërsa shuma të tjera janë siguruar nga transferimet e Tommy Marques, Inaki Pena, Dani Rodriguez dhe Andres Cuenca.


Barcelona pritet të arkëtojë gjithashtu rreth 8.5 milionë euro nga transferimi i Hector Fort te Real Sociedad, mbi tre milionë euro nga Alvaro Cortes dhe rreth katër milionë euro nga Toni Fernandez, i cili po shkon te Venezia.
Nëse finalizohet edhe shitja e Marc Casado për rreth 20 milionë euro, të ardhurat e Barcelonës vetëm nga shitjet direkte do të kalojnë 110 milionë euro.


Klubi katalanas përfiton gjithashtu nga përqindjet e ruajtura në transferimet e mëparshme dhe nga mekanizmat e solidaritetit. Këto të ardhura lidhen me ish-lojtarë të akademisë si Nico Gonzalez, Marc Cucurella, Alex Grimaldo dhe Sergi Altimira.


Barcelona ka përfituar financiarisht edhe nga ulja e faturës së pagave, pas disa largimeve dhe huazimeve, duke krijuar hapësirë më të madhe në buxhet dhe për regjistrimin e lojtarëve të rinj.


Nëse marrëveshjet e mbetura përfundojnë sipas parashikimeve, vera e vitit 2026 mund të bëhet merkatoja më fitimprurëse e Barcelonës nga shitjet që prej rikthimit të Joan Laportas në presidencën e klubit në vitin 2021.

Video

Të shtëna me armë gjatë festivalit të muzikës elektronike “Aarauer Rave” në Aarau të Zvicrës lanë një person të vdekur dhe pesë të plagosur, disa në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, ndërsa në aktivitet ndodheshin rreth 3,500 persona. Autorët u larguan nga vendngjarja dhe janë në kërkim nga policia. Lexo më shumë: https://vna.al/te-shtena-ne-nje-festival-te-muzikes-elektronike-ne-zvicer-nje-i-vrare-dhe-pese-te-plagosur-i28317

Max Amini i habitur nga shitja e 5 shfaqjeve të tij në Pallatin e Kongreseve (27-28-29 Nëntor) Video-mesazh për shqiptarët: Uau! Komediani i njohur ndërkombëtarisht Max Amini u shpreh i mahnitur nga mikpritja dhe interesimi i jashtëzakonshëm i publikut shqiptar! Pasi biletat e parashitjes u konsumuan brenda vetëm pak orësh, ai ka ndarë këtë video-mesazh falënderues për të gjithë fansat në Shqipëri. Mesazhi i plotë i Max Amini "Ka qenë fantastike. Po më dërgoni kaq shumë dashuri sa është e pabesueshme! Ai atje është Joe, ai merret me organizimin e të gjitha shfaqjeve. Dëgjoni, Shqipëria dhe Kajro dolën në shitje... gjatë parashitjes, brenda pak orësh biletat u shitën të gjitha! Ekipi im po punon për të publikuar më shumë data/shfaqje. Nuk pres dot t'ju shoh! Ju dua, faleminderit për dashurinë. Thjesht doja t'ju thoja që mezi pres t'ju shoh, ka qenë shumë e ngrohtë të shoh gjithë këtë energji. Let's go!"

Të shtëna me armë gjatë festivalit të muzikës elektronike “Aarauer Rave” në Aarau të Zvicrës lanë një person të vdekur dhe pesë të plagosur, disa në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, ndërsa në aktivitet ndodheshin rreth 3,500 persona. Autorët u larguan nga vendngjarja dhe janë në kërkim nga policia. Lexo më shumë: https://vna.al/te-shtena-ne-nje-festival-te-muzikes-elektronike-ne-zvicer-nje-i-vrare-dhe-pese-te-plagosur-i28317

Vodhi një “Audi Q5” në rrugën dytësore Durrës-Tiranë dhe tentoi t’i shpëtonte policisë, por arratia e 35-vjeçarit italian përfundoi pranë Pallatit me Shigjeta. Gjatë ndjekjes ai përplasi disa automjete dhe goditi me makinë një efektiv policie. Si përfundoi në pranga italiani? Lajmi i plotë në koment.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme