Sport 28 August 2026, 17:43 Nga VNA

Nga tufat me euro te eliminimi/ Festa e Dinamo City-t kthehet në “bumerang”, Pafos e eleminon dhe ironizon me para

Ndaje në Whatsapp

sdsdcsc.jpg

Festa me mijëra euro e Dinamo City-t pas suksesit ndaj FK Auda-s është kthyer shpejt në një kujtim të hidhur, pas eliminimit të skuadrës nga garat evropiane përballë qipriotëve të Pafos FC.

Pas kualifikimit ndaj FK Auda-s, presidenti i klubit, Ardian Bardhi, u bë viral në rrjetet sociale teksa shpërndante premio për futbollistët në dhomat e zhveshjes, duke hedhur mbi ta tufa me kartëmonedha 50-euroshe.

Pamjet bënë xhiron e rrjetit, por euforia nuk zgjati shumë. Në përballjen e radhës evropiane, Pafos mposhti Dinamo City-n, duke i dhënë fund rrugëtimit të bluve në Evropë.

Kështu, festa dhe premiot që morën vëmendje të madhe vetëm pak kohë më parë u pasuan nga eliminimi dhe mbyllja e aventurës evropiane të Dinamos.

Video

Kamera e një droni ka kapur momentin dramatik kur një akullnajë u shkëput pranë majës Langtang Lirung, në mbi 7,200 metra lartësi. Shkëputja shkaktoi një ortek masiv, i cili u shndërrua në një rrjedhë gjigante balte, uji dhe mbetjesh, duke përfshirë fshatra dhe zona të banuara përgjatë lumit Trisuli. Qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,000 të tjerë raportohet se janë të zhdukur.

Një grabitje sa spektakolare, aq edhe e pazakontë është regjistruar në Egjipt. Një grup personash arriti të grabitë një kamion ndërsa ishte në lëvizje, në një skenë që të kujton filmat “Fast & Furious”. Objektivi, megjithatë, nuk ishte ndonjë ngarkesë luksoze: grabitësit morën 105 kilogramë mish pule të ngrirë.

Përmbytjet e fuqishme në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit kanë shkaktuar qindra viktima dhe të zhdukur. Pamjet tronditëse tregojnë disa persona që vrapojnë për t’i ikur një vale balte dhe uji, duke shpëtuar në momentet e fundit. Bilanci paraprak raporton 362 viktima dhe mbi 1,300 të zhdukur, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuimet në zonat e rrezikuara.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme