Sociale 29 August 2026, 08:12 Nga VNA

Dyshohet si pjesë e “flotës hije” të Rusisë, kapiteneria në Durrës ndalon hyrjen e tankerit “Hanuman”

Ndaje në Whatsapp

dscsdc.PNG

Kapiteneria e Portit të Durrësit ka ndaluar hyrjen në radën e portit të tankerit “Hanuman”, një anije që lundron nën flamurin e Sierra Leones dhe që rezulton e listuar nga Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës (GUR) si pjesë e së ashtuquajturës “flotë hije” ruse.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë më 28 gusht, duke mos lejuar hyrjen e anijes me numër IMO 9295048.

Në databazën e GUR, “Hanuman” klasifikohet si një prej anijeve të përfshira në transportin e naftës ruse dhe produkteve të saj, në kundërshtim me embargon e vendosur nga vendet e G7 dhe Bashkimi Europian, si dhe me politikën e kufirit maksimal të çmimit, të njohur si “price cap”.

Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi ukrainas, në shtator të vitit 2025 tankeri ka transportuar më shumë se 30 mijë tonë produkte nafte ruse nga porti i Novorossiysk drejt Turqisë.

GUR raporton gjithashtu raste kur anija ka fikur sistemin automatik të identifikimit (AIS), si dhe hyrje të saj në porte ruse. Në të dhënat e publikuara për lëvizjet e “Hanuman” figuron edhe Porti i Durrësit mes destinacioneve të vizituara më herët.

Ndalimi i tankerit nga Kapiteneria e Durrësit vjen në një periudhë kur transporti detar i naftës ruse përmes të ashtuquajturave “flota hije” është nën vëmendje të shtuar ndërkombëtare, për shkak të përpjekjeve për të anashkaluar sanksionet e vendosura ndaj Moskës.

Video

Kamera e një droni ka kapur momentin dramatik kur një akullnajë u shkëput pranë majës Langtang Lirung, në mbi 7,200 metra lartësi. Shkëputja shkaktoi një ortek masiv, i cili u shndërrua në një rrjedhë gjigante balte, uji dhe mbetjesh, duke përfshirë fshatra dhe zona të banuara përgjatë lumit Trisuli. Qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,000 të tjerë raportohet se janë të zhdukur.

Kamera e një droni ka kapur momentin dramatik kur një akullnajë u shkëput pranë majës Langtang Lirung, në mbi 7,200 metra lartësi. Shkëputja shkaktoi një ortek masiv, i cili u shndërrua në një rrjedhë gjigante balte, uji dhe mbetjesh, duke përfshirë fshatra dhe zona të banuara përgjatë lumit Trisuli. Qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,000 të tjerë raportohet se janë të zhdukur.

Një grabitje sa spektakolare, aq edhe e pazakontë është regjistruar në Egjipt. Një grup personash arriti të grabitë një kamion ndërsa ishte në lëvizje, në një skenë që të kujton filmat “Fast & Furious”. Objektivi, megjithatë, nuk ishte ndonjë ngarkesë luksoze: grabitësit morën 105 kilogramë mish pule të ngrirë.

Përmbytjet e fuqishme në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit kanë shkaktuar qindra viktima dhe të zhdukur. Pamjet tronditëse tregojnë disa persona që vrapojnë për t’i ikur një vale balte dhe uji, duke shpëtuar në momentet e fundit. Bilanci paraprak raporton 362 viktima dhe mbi 1,300 të zhdukur, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuimet në zonat e rrezikuara.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme