Sociale 27 August 2026, 16:11 Nga VNA

Ramës ju deshën 13 vjet për të hequr monopolin e shërimit të tropozave tek privati e për ta rikthyer shërbimin në QSUT

Ndaje në Whatsapp

Nëse keni pritur 13 vjet për një ndërhyrje jetëshpëtuese në spitalin publik, kemi lajme të shkëlqyera: "Rrota e historisë" përsëriti veten sot në QSUT! Pas më shumë se një dekade mungesë, shërbimi i trombektomisë mekanike u rikthye me bujë, duke u prezantuar nga Ministria e Shëndetësisë si një arritje e jashtëzakonshme e teknologjisë moderne.

Navigimi i sistemit shëndetësor publik në Shqipëri duket se kërkon durim olimpik. Edhe pse kjo ndërhyrje për heqjen e mpiksjeve të gjakut në tru kryhej që në kohën e qeverisjes së Berishës, mbi dy dekada më parë, pas një defekti, pushtetit të Edi Ramës iu deshën plot 13 vjet në timon për të instaluar sërish një pajisje endovaskulare në spitalin më të madh në vend. Një ritëm vërtet mahnitës për një shërbim urgjence.

Gjatë këtij "pushimi 13-vjeçar", kërkesat e përsëritura të mjekëve neuroradiologë mbetën në sirtarët e ministrisë, ndërsa pacientët me goditje në tru kishin dy opsione:

Të paguanin 20,000 euro në spitalet private për të shpëtuar jetën.

Të prisnin që reformat shëndetësore të mbërrinin me ritmin e tyre legjendar.

Sot, me instalimin e aparaturës së re të angiografisë digjitale (DSA), spitali do të ofrojë mbulim 24-orësh dhe synon rreth 200 ndërhyrje në vit për goditjet ishemike dhe patologji të tjera si aneurizmat.

“Që sot, trombektomia është në shërbim të qytetarëve në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Është një shërbim i strukturuar dhe i integruar i neuroradiologjisë diagnostikuese dhe intervenuese, që do të thotë se, përmes aparaturave moderne, mundësohet jo vetëm diagnostikimi, por edhe trajtimi i rasteve të insultit ishemik nëpërmjet trombektomisë mekanike. Në këtë shërbim do të trajtohen edhe patologji të tjera me origjinë vaskulare, si aneurizmat, të cilat deri më sot nuk trajtoheshin”, sqaroi ministrja Sala.

Sipas drejtuesve të shëndetësisë, ky është një "stacion i ri integrimi" për QSUT-në. Ndërkohë për qytetarët, mbetet thjesht një rikthim i vonuar i një të drejte bazë që mungonte prej me se një dekade.

 

 

Video

Përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet kanë shkaktuar mbi 200 të vdekur dhe rreth 1,300 të zhdukur, mes të cilëve mbi 300 turistë të huaj nga SHBA-ja, Gjermania e Spanja, si dhe punonjës koreano-jugorë. Ngjarja dyshohet se u shkaktua nga shembja e një akullnaje dhe një rrëshqitje masive dheu, e cila fillimisht u regjistrua nga USGS si lëkundje me magnitudë 4.4. Katastrofa ka shkatërruar fshatra, ura e rrugë kryesore, ndërsa shkencëtarët kujtojnë se ngrohja e shpejtë e rajonit të Himalajeve po nxit shkrirjen e akullnajave dhe reshjet extreme.

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një skenë e pazakontë është regjistruar në qytetin Hirosaki, në veri të Japonisë, ku qindra njerëz bashkuan forcat për të ndihmuar në zhvendosjen e një kështjelle me peshë rreth 400 tonë. Kështjella historike e Hirosakit u rikthye në pozicionin e saj origjinal pas përfundimit të punimeve të nevojshme të riparimit. Operacioni spektakolar u realizua me pjesëmarrjen e qindra personave, të cilët ndihmuan në lëvizjen e strukturës gjigante. Kështjella ishte zhvendosur përkohësisht për të mundësuar punimet restauruese dhe përforcuese.

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa mbi 800 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme