Sport 27 August 2026, 19:29 Nga VNA

Shorti i Champions League/ Përballje spektakolare: Real Madrid-Arsenal, Barcelona-Man City dhe Inter-Liverpool

Ndaje në Whatsapp
Shorti i Champions League/ Përballje spektakolare: Real Madrid-Arsenal,

Është hedhur shorti i fazës së ligës së Champions League 2026/27, duke sjellë menjëherë disa përballje spektakolare mes gjigantëve të futbollit evropian. Shorti u zhvillua në Monaco, ndërsa 36 skuadrat mësuan kundërshtarët e tyre për tetë ndeshjet e fazës së ligës. 

Një nga përballjet më të forta do të jetë ajo mes Real Madridit dhe Arsenalit, ndërsa skuadra madrilene do të përballet gjithashtu me Interin dhe Romën. Arsenalit, përveç Real Madridit, i rezervon shorti edhe një duel me Bayern Munichun dhe Borussia Dortmundin. 

Edhe Barcelona ka një short të vështirë. Katalanasit do të përballen me Manchester Cityn, Paris Saint-Germainin dhe Aston Villën, ndërsa Manchester City do të luajë gjithashtu ndaj PSG-së, Barcelonës dhe Napolit. 

Ndërkohë, Interi do të sfidojë Real Madridin dhe Liverpoolin, ndërsa skuadra angleze do të ketë gjithashtu përballje me Atletico Madridin, Porton, Villarrealin dhe Fenerbahçen.

Përballjet e Arsenalit

 


Real Madrid (H)
Bayern Munich (A)
Borussia Dortmund (H)
Real Betis (A)
Lille (H)
Napoli (A)
Sabah (H)
Slavia Prague (A)

 

Aston Villa

 


Barcelona (A)
PSG (H)
Borussia Dortmund (H)
Club Brugge (A)
Fenerbahçe (H)
Galatasaray (A)
Viking (H)
Slavia Prague (A)

 

Liverpool

 


Inter (A)
Atletico Madrid (H)
Porto (H)
Club Brugge (A)
Villarreal (H)
Fenerbahçe (A)
Lens (H)
LASK (A)

 

Manchester City

 


PSG (H)
Barcelona (A)
Sporting CP (H)
Porto (A)
Napoli (H)
RB Leipzig (A)
AEK Athens (H)
Lens (A)

Në formatin e ri, çdo skuadër do të luajë tetë ndeshje ndaj tetë kundërshtarëve të ndryshëm, katër në shtëpi dhe katër në transfertë. Tetë skuadrat e para në renditjen përfundimtare kualifikohen direkt në fazën e 1/8-ave, ndërsa ekipet nga vendi i 9-të deri në të 24-in do të luajnë në play-off. 

Video

Vazhdojmë me kilometrin e fundit..

Një helikopter dyvendësh u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë liqenit Campliccioli në veri të Italisë, pasi u përplas me kabllot e një teleferiku. Helikopteri goditi strukturën e përdorur nga kompania Enel për të aksesuar digën dhe përfundoi pranë brigjeve të liqenit. Si pasojë e aksidentit tragjik humbën jetën të dy personat që ndodheshin në bord. Viktimat janë piloti 62-vjeçar Alessandro Muscinelli dhe kunata e tij, 63-vjeçarja Antonella Pagliarani.

Përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet kanë shkaktuar mbi 200 të vdekur dhe rreth 1,300 të zhdukur, mes të cilëve mbi 300 turistë të huaj nga SHBA-ja, Gjermania e Spanja, si dhe punonjës koreano-jugorë. Ngjarja dyshohet se u shkaktua nga shembja e një akullnaje dhe një rrëshqitje masive dheu, e cila fillimisht u regjistrua nga USGS si lëkundje me magnitudë 4.4. Katastrofa ka shkatërruar fshatra, ura e rrugë kryesore, ndërsa shkencëtarët kujtojnë se ngrohja e shpejtë e rajonit të Himalajeve po nxit shkrirjen e akullnajave dhe reshjet extreme.

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme