Sport 24 August 2026, 18:08 Nga VNA

Topi i “Dorës së Zotit” të Maradonës shitet për 2.9 milionë euro në ankand

Ndaje në Whatsapp
Topi i “Dorës së Zotit” të Maradonës shitet

Topi me të cilin Diego Maradona shënoi golin e famshëm me dorë ndaj Anglisë në Kupën e Botës 1986 është shitur në ankand për 2.9 milionë euro.

Maradona e dërgoi topin në rrjetë duke e goditur me dorë, në fitoren 2-1 të Argjentinës ndaj Anglisë në çerekfinale. Pas ndeshjes, legjenda argjentinase e përshkroi golin me shprehjen e famshme se ishte shënuar “pak me kokën e Maradonës dhe pak me dorën e Zotit”.

Në të njëjtën ndeshje, Maradona realizoi edhe atë që më vonë u cilësua si “Goli i Shekullit”, pasi dribloi pesë futbollistë anglezë përpara se të dërgonte topin në rrjetë.
Topi Adidas Azteca u shit për 3.3 milionë dollarë, ose rreth 2.9 milionë euro, në ankandin e Heritage Auctions në Shtetet e Bashkuara. Shuma ishte më e ulët se parashikimi fillestar, pasi pritej që topi të arrinte një vlerë prej rreth 10 milionë dollarësh.

Objekti ishte ruajtur për më shumë se tri dekada nga gjyqtari tunizian Ali Bin Nasser, i cili e mori me vete pas përfundimit të ndeshjes. Në vitin 2023, Bin Nasser nënshkroi një deklaratë ku konfirmoi se ky ishte topi i përdorur gjatë gjithë ndeshjes. Autenticiteti i tij është konfirmuar gjithashtu përmes verifikimeve të pavarura.
Bin Nasser e kishte shitur topin më herët, në vitin 2022, për 2.37 milionë dollarë, ose rreth 2.03 milionë euro.

Pronari i ri e nxori sërish në ankand në vitin 2023, por atëherë objekti nuk u shit pasi ofertat nuk arritën vlerën minimale të përcaktuar.
Edhe fanella që Maradona kishte veshur në atë ndeshje ka arritur një vlerë marramendëse. Ajo u shit për 8.30 milionë euro në një ankand në vitin 2022.

Kështu, topi dhe fanella e Maradonës janë shndërruar në dy prej objekteve më të çmuara të një prej ndeshjeve më ikonike në historinë e futbollit, duke dëshmuar edhe një herë vlerën e jashtëzakonshme që kanë kujtimet e lidhura me legjendën argjentinase.

Video

Vazhdojmë me kilometrin e fundit..

Një helikopter dyvendësh u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë liqenit Campliccioli në veri të Italisë, pasi u përplas me kabllot e një teleferiku. Helikopteri goditi strukturën e përdorur nga kompania Enel për të aksesuar digën dhe përfundoi pranë brigjeve të liqenit. Si pasojë e aksidentit tragjik humbën jetën të dy personat që ndodheshin në bord. Viktimat janë piloti 62-vjeçar Alessandro Muscinelli dhe kunata e tij, 63-vjeçarja Antonella Pagliarani.

Përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet kanë shkaktuar mbi 200 të vdekur dhe rreth 1,300 të zhdukur, mes të cilëve mbi 300 turistë të huaj nga SHBA-ja, Gjermania e Spanja, si dhe punonjës koreano-jugorë. Ngjarja dyshohet se u shkaktua nga shembja e një akullnaje dhe një rrëshqitje masive dheu, e cila fillimisht u regjistrua nga USGS si lëkundje me magnitudë 4.4. Katastrofa ka shkatërruar fshatra, ura e rrugë kryesore, ndërsa shkencëtarët kujtojnë se ngrohja e shpejtë e rajonit të Himalajeve po nxit shkrirjen e akullnajave dhe reshjet extreme.

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme