Kronika 27 August 2026, 19:06 Nga VNA

I kërkuar nga SPAK për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, arrestohet në Londër Korado Gështënja

Ndaje në Whatsapp
I kërkuar nga SPAK për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës,

Korado Gështënja, një prej personave që akuzohet për pengmarrjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, u arrestua në Britaninë e Madhe. Sipas Policisë së Shtetit, i shumëkërkuari u lokalizua dhe arrestua në Londër, ku fshihej prej kohësh me identitet të rremë.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamzë dhe më pas u dërgua në Golden Resort në Shijak. Trupi i pajetë i tij u nxor prej andej dhe u zhduk. Për rrëmbimin dhe vrasjen e tij janë dënuar me burgim të përjetshëm Festim Bexhdili, kopshtari i Golden Resort, dhe Altin Hajri, pronari i resortit.

Ndërsa po gjykohen në GJKKO Dritan Rexhepi dhe Gentian Doçi Funiqi, si dhe disa të pandehur të tjerë. Prenga u rrëmbye për shkak se vëllai i tij, Astrit Prenga, vodhi një sasi të madhe droge në një port të Britanisë së Madhe, që dyshohet se i përkiste Rexhepit dhe Funiqit.

Video

Vazhdojmë me kilometrin e fundit..

Një helikopter dyvendësh u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë liqenit Campliccioli në veri të Italisë, pasi u përplas me kabllot e një teleferiku. Helikopteri goditi strukturën e përdorur nga kompania Enel për të aksesuar digën dhe përfundoi pranë brigjeve të liqenit. Si pasojë e aksidentit tragjik humbën jetën të dy personat që ndodheshin në bord. Viktimat janë piloti 62-vjeçar Alessandro Muscinelli dhe kunata e tij, 63-vjeçarja Antonella Pagliarani.

Përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet kanë shkaktuar mbi 200 të vdekur dhe rreth 1,300 të zhdukur, mes të cilëve mbi 300 turistë të huaj nga SHBA-ja, Gjermania e Spanja, si dhe punonjës koreano-jugorë. Ngjarja dyshohet se u shkaktua nga shembja e një akullnaje dhe një rrëshqitje masive dheu, e cila fillimisht u regjistrua nga USGS si lëkundje me magnitudë 4.4. Katastrofa ka shkatërruar fshatra, ura e rrugë kryesore, ndërsa shkencëtarët kujtojnë se ngrohja e shpejtë e rajonit të Himalajeve po nxit shkrirjen e akullnajave dhe reshjet extreme.

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme