Kronika 27 August 2026, 18:05 Nga VNA

Pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi nesër para GJKKO-së për masën e sigurisë

Ndaje në Whatsapp

jj.PNG

Nesër në orën 09:30 Ergys Agasi do të dalë para GJKKO për t'u njohur me masën e sigurisë. Biznesmeni u arrestua dje në Durrës pas 8 muajsh në arrati.

Ai kërkohej nga SPAK për aferën e AKSHI-t dhe akuzohet për vepra të rënda penale.

Para gjykatës do të dalë edhe Ulian Shpataraku ish-zyrtar policie që akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.

Lexo gjithashtu

Video

Një helikopter dyvendësh u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë liqenit Campliccioli në veri të Italisë, pasi u përplas me kabllot e një teleferiku. Helikopteri goditi strukturën e përdorur nga kompania Enel për të aksesuar digën dhe përfundoi pranë brigjeve të liqenit. Si pasojë e aksidentit tragjik humbën jetën të dy personat që ndodheshin në bord. Viktimat janë piloti 62-vjeçar Alessandro Muscinelli dhe kunata e tij, 63-vjeçarja Antonella Pagliarani.

Përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet kanë shkaktuar mbi 200 të vdekur dhe rreth 1,300 të zhdukur, mes të cilëve mbi 300 turistë të huaj nga SHBA-ja, Gjermania e Spanja, si dhe punonjës koreano-jugorë. Ngjarja dyshohet se u shkaktua nga shembja e një akullnaje dhe një rrëshqitje masive dheu, e cila fillimisht u regjistrua nga USGS si lëkundje me magnitudë 4.4. Katastrofa ka shkatërruar fshatra, ura e rrugë kryesore, ndërsa shkencëtarët kujtojnë se ngrohja e shpejtë e rajonit të Himalajeve po nxit shkrirjen e akullnajave dhe reshjet extreme.

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një skenë e pazakontë është regjistruar në qytetin Hirosaki, në veri të Japonisë, ku qindra njerëz bashkuan forcat për të ndihmuar në zhvendosjen e një kështjelle me peshë rreth 400 tonë. Kështjella historike e Hirosakit u rikthye në pozicionin e saj origjinal pas përfundimit të punimeve të nevojshme të riparimit. Operacioni spektakolar u realizua me pjesëmarrjen e qindra personave, të cilët ndihmuan në lëvizjen e strukturës gjigante. Kështjella ishte zhvendosur përkohësisht për të mundësuar punimet restauruese dhe përforcuese.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme