Sport 24 August 2026, 15:32 Nga VNA

Haaland heq dorë nga flokët ikonike, pas transformimit që bëri xhiron e rrjetit qëndron një shqiptare

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-08-24 at 3.32.04 PM.jpeg

Erling Haaland ka surprizuar fansat me një ndryshim rrënjësor në pamje, duke i dhënë fund flokëve të gjatë biondë që prej vitesh ishin kthyer në një nga tiparet më të dallueshme të sulmuesit të Manchester City-t.

Ylli norvegjez është shfaqur me flokë shumë të shkurtër, duke zgjedhur një “buzz cut” në prag të nisjes së sezonit të ri të Premier League. Vetë Haaland publikoi në rrjetet sociale pamjet e transformimit, të shoqëruara me mesazhin “New season, new trim” – “Sezon i ri, prerje e re”.

Ndryshimi bëri menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa reagimet e tifozëve u ndanë mes atyre që pëlqyen pamjen e re dhe nostalgjikëve të flokëve të gjatë që prej vitesh ishin kthyer thuajse në markën personale të sulmuesit norvegjez.

Por pas një prej transformimeve më të komentuara të momentit qëndron edhe një shqiptare.

Bëhet fjalë për Juna Ademin, parukieren shqiptare që jeton dhe punon në Monako dhe që realizoi prerjen e re të Haaland.

Procesi është dokumentuar nga vetë futbollisti në një video të publikuar në kanalin e tij në YouTube. Në pamje shfaqet edhe Juna duke punuar me flokët e Haaland, ndërsa pranon se ndiente presion për ndryshimin drastik të imazhit të një prej futbollistëve më të njohur në botë.

“Jam pak në stres, mendoj se do të duket mirë me flokë të shkurtër”, shprehet ajo gjatë procesit.

Haaland kishte menduar ta bënte ndryshimin menjëherë pas Kupës së Botës, por e kishte shtyrë për shkak të angazhimeve. Madje futbollisti ka treguar se Zlatan Ibrahimović i kishte thënë dikur të mos i priste flokët, duke bërë shaka se aty qëndronte “forca” e tij.

Në fund, Haaland vendosi të ndahej nga pamja e tij karakteristike dhe ta niste sezonin e ri me një imazh krejt tjetër.

Ndërsa fotografia e tij e re po bën xhiron e botës, për Juna Ademin prerja është kthyer në një ekspozim të pazakontë ndërkombëtar: shqiptarja është parukierja që i preu flokët që prej vitesh ishin bërë pjesë e identitetit publik të Erling Haaland.

Video

Vazhdojmë me kilometrin e fundit..

Një helikopter dyvendësh u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë liqenit Campliccioli në veri të Italisë, pasi u përplas me kabllot e një teleferiku. Helikopteri goditi strukturën e përdorur nga kompania Enel për të aksesuar digën dhe përfundoi pranë brigjeve të liqenit. Si pasojë e aksidentit tragjik humbën jetën të dy personat që ndodheshin në bord. Viktimat janë piloti 62-vjeçar Alessandro Muscinelli dhe kunata e tij, 63-vjeçarja Antonella Pagliarani.

Përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet kanë shkaktuar mbi 200 të vdekur dhe rreth 1,300 të zhdukur, mes të cilëve mbi 300 turistë të huaj nga SHBA-ja, Gjermania e Spanja, si dhe punonjës koreano-jugorë. Ngjarja dyshohet se u shkaktua nga shembja e një akullnaje dhe një rrëshqitje masive dheu, e cila fillimisht u regjistrua nga USGS si lëkundje me magnitudë 4.4. Katastrofa ka shkatërruar fshatra, ura e rrugë kryesore, ndërsa shkencëtarët kujtojnë se ngrohja e shpejtë e rajonit të Himalajeve po nxit shkrirjen e akullnajave dhe reshjet extreme.

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme