Sport 21 August 2026, 15:34 Nga VNA

Sot nis Premier League sezoni 2026-2027, ndryshojnë rregullat: 5 sekonda për rivënien dhe masa të reja për vonesat

Ndaje në Whatsapp
Sot nis Premier League sezoni 2026-2027, ndryshojnë rregullat: 5 sekonda

Sezoni i ri i Premier League 2026-2027nis sot me përballjen mes kampionëve në fuqi, Arsenalit, dhe Coventry City, në orën 21:00. Sezoni i ri sjell edhe disa ndryshime të rëndësishme në rregullore, me synim përshpejtimin e lojës dhe reduktimin e vonesave gjatë ndeshjeve.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me rivëniet anësore dhe rivëniet e topit në lojë, ku lojtarët do të kenë vetëm pesë sekonda për të vepruar pasi gjyqtari të nisë numërimin. Nëse koha tejkalohet, topi i kalon kundërshtarit ose akordohet goditje nga këndi.

Ndryshime ka edhe për dëmtimet. Një lojtar që del jashtë fushës për shkak të një dëmtimi duhet të qëndrojë jashtë për një minutë, ndërsa për portierët do të ketë masa të veçanta në rastet kur dyshohet se dëmtimi përdoret për të fituar kohë.

Edhe zëvendësimet do të jenë më të shpejta. Nëse një lojtar vonon daljen nga fusha për më shumë se 10 sekonda, zëvendësuesi mund të detyrohet të presë edhe një minutë para se të hyjë.

Një tjetër risi e rëndësishme është zgjerimi i kompetencave të VAR-it, i cili për herë të parë mund të ndërhyjë në raste që lidhen me kartonin e dytë të verdhë, nëse ka ndodhur një gabim i qartë i gjyqtarit.

Premier League, megjithatë, nuk do të aplikojë rregullin për mbulimin e gojës me duar gjatë komunikimit dhe as pushimet e detyrueshme për hidratim, të përdorura në Kupën e Botës 2026.

Video

Vazhdojmë me kilometrin e fundit..

Një helikopter dyvendësh u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë liqenit Campliccioli në veri të Italisë, pasi u përplas me kabllot e një teleferiku. Helikopteri goditi strukturën e përdorur nga kompania Enel për të aksesuar digën dhe përfundoi pranë brigjeve të liqenit. Si pasojë e aksidentit tragjik humbën jetën të dy personat që ndodheshin në bord. Viktimat janë piloti 62-vjeçar Alessandro Muscinelli dhe kunata e tij, 63-vjeçarja Antonella Pagliarani.

Përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet kanë shkaktuar mbi 200 të vdekur dhe rreth 1,300 të zhdukur, mes të cilëve mbi 300 turistë të huaj nga SHBA-ja, Gjermania e Spanja, si dhe punonjës koreano-jugorë. Ngjarja dyshohet se u shkaktua nga shembja e një akullnaje dhe një rrëshqitje masive dheu, e cila fillimisht u regjistrua nga USGS si lëkundje me magnitudë 4.4. Katastrofa ka shkatërruar fshatra, ura e rrugë kryesore, ndërsa shkencëtarët kujtojnë se ngrohja e shpejtë e rajonit të Himalajeve po nxit shkrirjen e akullnajave dhe reshjet extreme.

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme