Sport 19 August 2026, 15:10 Nga VNA

Puyol: Me Mourinhon, Real Madridi mund të jetë edhe më i forte

Ndaje në Whatsapp
Puyol: Me Mourinhon, Real Madridi mund të jetë edhe më i forte

Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, ka komentuar rikthimin e Jose Mourinhos në stolin e Real Madridit, duke pranuar se trajneri portugez mund ta bëjë skuadrën madrilene edhe më konkurruese.

Ish-kapiteni i Barcelonës e cilësoi Mourinhon një trajner të madh dhe kujtoi rivalitetin e fortë mes Barcelonës dhe Real Madridit gjatë periudhës kur në stolat e dy skuadrave ishin Pep Guardiola dhe Mourinho, ndërsa në fushë përballeshin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Po flasim për një trajner të shkëlqyer. E takova në Barcelonë kur isha në sistemin e të rinjve dhe kur po hyja në ekipin e parë. Edhe atëherë pamë se ai dinte shumë për futbollin”, tha Puyol.

Megjithatë, ish-mbrojtësi spanjoll theksoi se Barcelona mbetet një skuadër shumë e fortë dhe do të synojë të mbrojë titullin në La Liga. Sipas tij, ardhja e mesfushorit Rodri mund ta bëjë ekipin katalanas edhe më konkurrues.

“Me Mourinhon ata mund të jenë më të fortë, por unë ende mendoj se Barcelona ka një ekip shumë të mirë dhe mund të ketë një sezon të mirë”, u shpreh Puyol.

Sezoni i ri i La Ligës ka nisur fundjavën e kaluar, ndërsa Barcelona dhe Real Madridi nuk kanë zbritur ende në fushë në javën e parë për shkak të angazhimit të disa lojtarëve të tyre në fazat e fundit të Kupës së Botës.

Video

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin që lidh Fishtën me superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 13 vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” ka përplasur monopatinën me të cilën po lëvizte i mituri. Për shkak të plagëve të rënda, 13 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit. Drejtuesi i automjetit “Audi” po udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Fishtës, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të mitur. Pas përplasjes, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, por drejtuesi dhe familjarët që ndodheshin në makinë nuk kanë pësuar lëndime.

Vazhdojmë me kilometrin e fundit..

Një helikopter dyvendësh u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë liqenit Campliccioli në veri të Italisë, pasi u përplas me kabllot e një teleferiku. Helikopteri goditi strukturën e përdorur nga kompania Enel për të aksesuar digën dhe përfundoi pranë brigjeve të liqenit. Si pasojë e aksidentit tragjik humbën jetën të dy personat që ndodheshin në bord. Viktimat janë piloti 62-vjeçar Alessandro Muscinelli dhe kunata e tij, 63-vjeçarja Antonella Pagliarani.

Përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet kanë shkaktuar mbi 200 të vdekur dhe rreth 1,300 të zhdukur, mes të cilëve mbi 300 turistë të huaj nga SHBA-ja, Gjermania e Spanja, si dhe punonjës koreano-jugorë. Ngjarja dyshohet se u shkaktua nga shembja e një akullnaje dhe një rrëshqitje masive dheu, e cila fillimisht u regjistrua nga USGS si lëkundje me magnitudë 4.4. Katastrofa ka shkatërruar fshatra, ura e rrugë kryesore, ndërsa shkencëtarët kujtojnë se ngrohja e shpejtë e rajonit të Himalajeve po nxit shkrirjen e akullnajave dhe reshjet extreme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme