Sport 16 August 2026, 18:04 Nga VNA

“Ky mund të jetë viti im i fundit”/ Cristiano Ronaldo pranë lamtumirës nga futbolli?

Ndaje në Whatsapp
“Ky mund të jetë viti im i fundit”/ Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit të karrierës së tij. Nuk ka ende një njoftim zyrtar për tërheqjen, por deklaratat e yllit portugez në një intervistë për Vogue kanë ngritur pikëpyetje të forta për fundin e një prej karrierave më të mëdha në historinë e futbollit. Në moshën 41-vjeçare, Ronaldo pranoi se ekziston mundësia që ky të jetë viti i tij i fundit si futbollist profesionist.

"Ka mundësi që ky të jetë viti im i fundit si futbollist dhe dua të lë një trashëgimi spektakolare”, u shpreh portugezi, duke treguar se tashmë ka nisur të mendojë edhe për jetën pas futbollit.

Ronaldo tha se e ka planifikuar të ardhmen dhe se dëshiron t’i kushtojë më shumë kohë gjërave që për vite me radhë i ka sakrifikuar për shkak të karrierës. Mes tyre përmendi udhëtimet, argëtimin dhe padelin, një sport që e pëlqen shumë.

Pas rreth 25 vitesh të karakterizuara nga sakrifica të mëdha dhe futboll në nivelet më të larta, deklaratat e tij tregojnë se momenti i lamtumirës mund të jetë më pranë se kurrë.

Megjithatë, Cristiano Ronaldo ka ende një objektiv të madh përpara se të mbyllë karrierën: arritjen e shifrës historike prej 1,000 golash.

Sipas të dhënave të raportuara, portugezi numëron aktualisht 976 gola, vetëm 24 larg objektivit që prej kohësh është kthyer në një prej sfidave të fundit personale të karrierës së tij.

Ende nuk ka një datë dhe as një vendim zyrtar për tërheqjen. Por fjalët e Ronaldos sinjalizojnë se një epokë që ka zgjatur më shumë se dy dekada mund të jetë duke hyrë në kapitullin e saj të fundit.

Video

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin që lidh Fishtën me superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 13 vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” ka përplasur monopatinën me të cilën po lëvizte i mituri. Për shkak të plagëve të rënda, 13 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit. Drejtuesi i automjetit “Audi” po udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Fishtës, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të mitur. Pas përplasjes, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, por drejtuesi dhe familjarët që ndodheshin në makinë nuk kanë pësuar lëndime.

Vazhdojmë me kilometrin e fundit..

Një helikopter dyvendësh u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë liqenit Campliccioli në veri të Italisë, pasi u përplas me kabllot e një teleferiku. Helikopteri goditi strukturën e përdorur nga kompania Enel për të aksesuar digën dhe përfundoi pranë brigjeve të liqenit. Si pasojë e aksidentit tragjik humbën jetën të dy personat që ndodheshin në bord. Viktimat janë piloti 62-vjeçar Alessandro Muscinelli dhe kunata e tij, 63-vjeçarja Antonella Pagliarani.

Përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet kanë shkaktuar mbi 200 të vdekur dhe rreth 1,300 të zhdukur, mes të cilëve mbi 300 turistë të huaj nga SHBA-ja, Gjermania e Spanja, si dhe punonjës koreano-jugorë. Ngjarja dyshohet se u shkaktua nga shembja e një akullnaje dhe një rrëshqitje masive dheu, e cila fillimisht u regjistrua nga USGS si lëkundje me magnitudë 4.4. Katastrofa ka shkatërruar fshatra, ura e rrugë kryesore, ndërsa shkencëtarët kujtojnë se ngrohja e shpejtë e rajonit të Himalajeve po nxit shkrirjen e akullnajave dhe reshjet extreme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme