Sport 7 August 2026, 21:50 Nga VNA

Dosja sekrete e Botërorit zbulon kërcënimet ndaj Messit, Ronaldos dhe gjyqtarëve: Turneu u zhvillua nën masa ekstreme sigurie 

Ndaje në Whatsapp
Dosja sekrete e Botërorit zbulon kërcënimet ndaj Messit, Ronaldos

Një dosje e sigurisë së policisë amerikane ka zbuluar përmasat e kërcënimeve që shoqëruan Kupën e Botës, duke nxjerrë në pah masat e jashtëzakonshme të marra për mbrojtjen e futbollistëve, gjyqtarëve dhe organizatorëve gjatë turneut.

Sipas dokumenteve të publikuara nga The Sun, bazuar në informacionet e Informacion.es, kombëtarja e Argjentinës dhe Lionel Messi ishin ndër objektivat kryesorë të kërcënimeve. Para ndeshjes ndaj Jordanisë, një person telefonoi aeroportin e Dallasit duke pretenduar se do të hynte në stadium i armatosur së bashku me dy persona të tjerë dhe do të sulmonte policinë dhe futbollistët, duke përmendur edhe Messin si objektiv.

Një tjetër alarm u regjistrua para sfidës Argjentinë-Egjipt, kur një përdorues në rrjetin social X kërcënoi se do të kryente një sulm me lëndë shpërthyese në stadiumin e Atlantës, ndërsa gjatë ndeshjes autoritetet morën edhe një sinjalizim për mjete shpërthyese në tribuna. Policia aktivizoi menjëherë njësitë kundër eksplozivëve dhe qentë e specializuar, por alarmet rezultuan të rreme.

Në raportet e sigurisë përmendet edhe Cristiano Ronaldo. Një punonjës i FIFA-s raportoi se një person po kërkonte informacione për vendndodhjen e portugezit, ndërsa një tifoz arriti të hynte në hotelin ku ishte akomoduar Ronaldo dhe tentoi t'i afrohej në ashensor. Ai u ndalua nga policia dhe deklaroi se synonte vetëm të bënte një fotografi.

Presioni nuk kurseu as gjyqtarët. Francezi François Letexier mori mbi 6 mijë mesazhe kërcënuese në WhatsApp pas ndeshjes Argjentinë-Egjipt, ndërsa arbitri i VAR-it, Willy Delajod, u kërcënua me jetë nga tifozë të zemëruar.

Në shënjestër përfunduan edhe futbollistët. Sulmuesi norvegjez Alexander Sorloth dhe bashkëshortja e tij morën kërcënime pasi ai nuk ia pasoi topin Erling Haalandit në çerekfinalen ndaj Anglisë, ndërsa kolumbiani Jaminton Campaz u sulmua në rrjetet sociale pas një penalltie të humbur. Raporti rikujton edhe rastin tragjik të Andres Escobar, i cili u vra pas autogolit në Botërorin e vitit 1994.

Ndër incidentet e tjera të raportuara përfshihen djegia e një figure me emrin e Kylian Mbappe nga tifozë në Paraguaj, thirrje raciste ndaj sulmuesit francez, masa të shtuara sigurie për kombëtaren e Koresë së Jugut pas eliminimit nga turneu, si dhe një shkelje sigurie në kampin e Anglisë, ku një person hyri në qendrën mediatike duke bërtitur.

Sipas raportimeve, Kupa e Botës konsiderohet si një nga turnetë më të fortifikuar në histori, me një operacion të gjerë sigurie që zhvillohej paralelisht me spektaklin në fushën e lojës.

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë goditi ishullin Kyushu nw Japoni, ndërsa një ekip kirurgësh ndodhej në mes të një operacioni delikat. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar çastet e tensionit, ku mjekët përpiqen me çdo kusht të mbrojnë pacientin dhe të mbajnë të palëvizshme tavolinën e operacionit, ndërsa salla dridhet nga lëkundjet e forta. Pavarësisht panikut dhe rrezikut, stafi mjekësor nuk e braktisi pacientin. Operacioni u ndërpre vetëm për pak minuta dhe më pas rifilloi, duke përfunduar me sukses. Tërmeti shkaktoi pasoja të rënda në Japoni, me dhjetëra viktima, mbi 100 të plagosur, ndërtesa të shembura dhe mijëra familje pa energji elektrike.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme