Sport 7 August 2026, 22:08 Nga VNA

Zyrtare! Kayserispor prezanton dy shqiptarë brenda ditës, firmosin Florent Hasani dhe Taulant Seferi

Ndaje në Whatsapp
Zyrtare! Kayserispor prezanton dy shqiptarë brenda ditës, firmosin

Kayserispor ka zyrtarizuar dy përforcime të rëndësishme për sezonin e ri, duke prezantuar brenda së njëjtës ditë dy futbollistë shqiptarë, Florent Hasanin dhe Taulant Seferin.

Klubi turk konfirmoi afrimin e dy sulmuesve, të cilët pritet të rrisin cilësinë e repartit ofensiv në Superligën turke. Florent Hasani, përfaqësues i Kosovës, transferohet te Kayserispor pas një sezoni të suksesshëm me Amedspor, ku në 37 ndeshje realizoi 18 gola dhe dhuroi shtatë asiste.

Ndërkohë, Kayserispor ka siguruar edhe firmën e Taulant Seferit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare vjen pas një edicioni mjaft pozitiv me Bodrum, ku shënoi 16 gola dhe regjistroi shtatë asiste, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës.

Me afrimin e Hasanit dhe Seferit, Kayserispor krijon një dyshe shqiptare në sulm, duke i ofruar trajnerit më shumë alternativa në fazën ofensive. Dy futbollistët pritet të kenë një rol të rëndësishëm në objektivat e klubit për sezonin e ri, ndërsa ky transferim konfirmon edhe besimin e drejtuesve të Kayserisporit te cilësia e futbollistëve shqiptarë.

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë goditi ishullin Kyushu nw Japoni, ndërsa një ekip kirurgësh ndodhej në mes të një operacioni delikat. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar çastet e tensionit, ku mjekët përpiqen me çdo kusht të mbrojnë pacientin dhe të mbajnë të palëvizshme tavolinën e operacionit, ndërsa salla dridhet nga lëkundjet e forta. Pavarësisht panikut dhe rrezikut, stafi mjekësor nuk e braktisi pacientin. Operacioni u ndërpre vetëm për pak minuta dhe më pas rifilloi, duke përfunduar me sukses. Tërmeti shkaktoi pasoja të rënda në Japoni, me dhjetëra viktima, mbi 100 të plagosur, ndërtesa të shembura dhe mijëra familje pa energji elektrike.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme