Bota 7 August 2026, 20:58 Nga VNA

Birra që doli nga fundi i detit pas 162 vitesh: shkencëtarët duan të rikrijojnë Guinness-in e vitit 1864

Ndaje në Whatsapp
Birra që doli nga fundi i detit pas 162 vitesh: shkencëtarët duan

 

Një shishe Guinness, e zhytur në fund të detit prej më shumë se një shekulli e gjysmë, është gjetur në rrënojat e një anijeje të mbytur pranë Doverit, në brigjet e Anglisë.

Shishja besohet se daton nga viti 1864 dhe u zbulua nga zhytësi belg dhe fotografi nënujor Stefan Panis, gjatë eksplorimit të anijes Mindora, e cila u mbyt pas një përplasjeje teksa udhëtonte nga Londra drejt Vankuverit.

Pas zbulimit, mostra nga përmbajtja e shishes janë dërguar te mikrobiologët e KU Leuven University në Belgjikë. Synimi është të shihet nëse nga birra e vjetër mund të rikuperohet material gjenetik i majasë, në mënyrë që të rikrijohet shija origjinale e Guinness-it të shekullit XIX.

Sipas raportimeve, zhytësi beson se në rrënojat e anijes mund të ketë edhe shishe të tjera, ndoshta një arkë e plotë. Ekspertët nuk e përjashtojnë as mundësinë që birra të jetë ende e ruajtur, nëse uji i detit nuk ka hyrë përmes tapës.

Pra, historia është kjo: një shishe që deti e mbajti të fshehur për 162 vjet, tani mund t’u tregojë shkencëtarëve si shijonte Guinness-i para se bota moderne ta kthente gjithçka në marketing.

Video

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

Administrata amerikane ka publikuar grupin e pestë të dosjeve të deklasifikuara mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), duke përfshirë raporte, fotografi dhe video nga raste të pazakonta të raportuara ndër vite. Mes dëshmive të publikuara janë raportime për objekte të mëdha trekëndore që lëviznin pa zhurmë, sfera metalike dhe fenomene të vëzhguara nga pilotë ushtarakë e dëshmitarë civilë. Një prej rasteve më kurioze lidhet me një pilot që pretendon se në vitin 2002 pa mbi bazën ajrore Bagram në Afganistan një objekt trekëndor rreth 152 metra të gjerë, i cili lëvizte në heshtje dhe dukej se mbulonte yjet gjatë kalimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme