Bota 7 August 2026, 21:43 Nga VNA

Trump: SHBA nuk duhet të lejojë Kinën të fitojë garën për inteligjencën artificiale dhe kriptovalutat

Ndaje në Whatsapp
Trump: SHBA nuk duhet të lejojë Kinën të fitojë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara duhet të ruajnë avantazhin ndaj Kinës në fushën e inteligjencës artificiale dhe kriptovalutave, duke i cilësuar këto teknologji si vendimtare për të ardhmen ekonomike dhe strategjike të botës.

Në një intervistë për “Punchbowl News”, Trump tha se Uashingtoni nuk mund të lejojë që Pekini të marrë epërsinë në zhvillimin e inteligjencës artificiale apo në tregun e kriptomonedhave.

“Nuk duam ta shohim Kinën të marrë përsipër kriptovalutat. Nuk dua ta shoh Kinën të fitojë me AI”, u shpreh presidenti amerikan.

Trump argumentoi se SHBA-ja aktualisht është në avantazh në garën për inteligjencën artificiale, duke theksuar se vendi që do të udhëheqë këtë sektor do të ketë ndikim të madh global në vitet e ardhshme.

Sipas tij, inteligjenca artificiale do të ketë një ndikim edhe më të madh se interneti dhe do të transformojë mënyrën se si funksionojnë ekonomitë dhe shoqëritë.

Presidenti amerikan foli gjithashtu për rritjen e përdorimit të Bitcoin dhe kriptovalutave, duke thënë se pagesat dixhitale po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, ndërsa përdorimi i parasë fizike po bie.

Trump theksoi edhe rëndësinë e qendrave të të dhënave në zhvillimin e inteligjencës artificiale, duke thënë se investimet në këtë sektor mund të sjellin të ardhura të mëdha dhe të forcojnë pozicionin e SHBA-së në konkurrencën globale.

“Nuk mund ta lejojmë Kinën të na mposhtë në këtë”, përfundoi Trump.

Video

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

Administrata amerikane ka publikuar grupin e pestë të dosjeve të deklasifikuara mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), duke përfshirë raporte, fotografi dhe video nga raste të pazakonta të raportuara ndër vite. Mes dëshmive të publikuara janë raportime për objekte të mëdha trekëndore që lëviznin pa zhurmë, sfera metalike dhe fenomene të vëzhguara nga pilotë ushtarakë e dëshmitarë civilë. Një prej rasteve më kurioze lidhet me një pilot që pretendon se në vitin 2002 pa mbi bazën ajrore Bagram në Afganistan një objekt trekëndor rreth 152 metra të gjerë, i cili lëvizte në heshtje dhe dukej se mbulonte yjet gjatë kalimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme