Sport 5 August 2026, 18:53 Nga VNA

Fabrizio Romano: Berat Gjimshiti drejt Arabisë Saudite, Al Diriyah arrin marrëveshje verbale me Atalantën

Ndaje në Whatsapp
Fabrizio Romano: Berat Gjimshiti drejt Arabisë Saudite, Al Diriyah arrin

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, është shumë pranë largimit nga Atalanta për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, klubi saudit Al Diriyah ka arritur një marrëveshje verbale me Atalantën për transferimin e mbrojtësit shqiptar. Tashmë pritet vetëm përfundimi i procedurave dhe firmosja e dokumenteve për ta zyrtarizuar marrëveshjen.

Raportohet se Al Diriyah do të paguajë rreth 3 milionë euro për kartonin e 33-vjeçarit, i cili pritet të nënshkruajë një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2028.

Pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në futbollin italian, Gjimshiti duket gati të mbyllë kapitullin e tij te Atalanta. Mbrojtësi iu bashkua klubit bergamask në vitin 2016 nga Zurich dhe u shndërrua në një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës, duke regjistruar mbi 250 paraqitje në Serie A.

Ai ishte gjithashtu një nga protagonistët e suksesit historik të Atalantës në fitimin e UEFA Europa League në sezonin 2023/24, ndërsa për vite me radhë ka qenë pjesë e rregullt e skuadrës edhe në Ligën e Kampionëve.

Me këtë transferim, Gjimshiti pritet të nisë eksperiencën e tij të parë në futbollin saudit, ndërsa Al Diriyah synon të përfitojë nga eksperienca dhe cilësitë e kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë.

Video

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme