Sport 2 August 2026, 20:16 Nga VNA

Mirlind Daku ndryshon skuadër, por jo kampionat, sulmuesi shqiptar drejt Spartakut të Moskës për 11 milionë euro

Ndaje në Whatsapp
Mirlind Daku ndryshon skuadër, por jo kampionat, sulmuesi shqiptar drejt

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, është pranë një transferimi të ri në karrierë, por do të vijojë të luajë në të njëjtin kampionat. Futbollisti shqiptar pritet të largohet nga Rubin Kazani për t’iu bashkuar një prej klubeve më të mëdha të Rusisë, Spartak Moskës.

Daku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas pritet të firmosë kontratën me klubin e ri. Sulmuesi “kuqezi” zhvilloi dje ndeshjen e fundit me fanellën e Rubin Kazanit, ku la gjurmë duke shënuar gol në fitoren 2-1 ndaj Akron Tolyatti.

Me këtë gol, 28-vjeçari u bë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Rubin Kazanit në Premier League ruse me 37 gola, vetëm dy më pak se rekordi i mbajtur nga Gokdeniz Karadeniz.

Sipas raportimeve, Spartak Moska do të paguajë rreth 11 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar, ndërsa Daku pritet të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Për sa i përket pagës, sulmuesi i Kombëtares pritet të përfitojë rreth 4 milionë euro në vit, më shumë se te Rubin Kazani, ku kontrata e tij vlerësohej rreth 2.5-3 milionë euro në sezon.

Për Dakun kishte interes edhe nga klube të tjera ruse, mes tyre CSKA Moska dhe Lokomotiv Moska, por sulmuesi shqiptar ka zgjedhur Spartakun, një prej emrave më të njohur të futbollit rus.

Ky do të jetë një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e Mirlind Dakut, i cili më parë ka luajtur edhe në Superligën e Kosovës, përpara se të shpërthente në futbollin rus dhe të fitonte një vend të rëndësishëm në Kombëtaren shqiptare.

Video

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

Dita e 64, vijon marshimi protestuesve në rrugët e Tiranës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme