Sport 31 July 2026, 15:43 Nga VNA

Casemiro: Gjithmonë kam ëndërruar të luaj me Messin, është një nga më të mirët e të gjitha kohërave

Ndaje në Whatsapp
Casemiro: Gjithmonë kam ëndërruar të luaj me Messin,

Mesfushori brazilian Casemiro ka pranuar se një nga ëndrrat e tij më të mëdha ka qenë gjithmonë të luante në të njëjtën skuadër me Lionel Messin, pas viteve të tëra si rival në përballjet mes Real Madridit dhe Barcelonës, si edhe në ndeshjet mes Brazilit dhe Argjentinës.


Në prezantimin e tij si futbollist i Inter Miami, 34-vjeçari u shpreh se është i lumtur që më në fund do të ndajë fushën me argjentinasin dhe se synimi i tij është ta ndihmojë ekipin të vazhdojë të fitojë trofe.


“Gjithmonë dua të jem me më të mirët. Kam ëndërruar çdo ditë të luaj me të. E di që është e pamundur ta ndalosh. Nuk kam arritur kurrë ta ndaloj dhe gjithmonë kam pasur nevojë për ndihmën e shokëve të skuadrës”, tha Casemiro.


Braziliani e cilësoi Messin si një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë.


“Çdo lojtar ëndërron të luajë me një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Unë po jetoj një ëndërr dhe dua ta shijoj, por edhe ta ndihmoj të vazhdojë të fitojë”, shtoi ai.
Casemiro u transferua te Inter Miami javën e kaluar, pasi i përfundoi kontrata me Manchester United, ndërsa debutoi si titullar në fitoren 1-0 ndaj CF Montreal.


“Isha shumë i qartë se nëse do të luaja në MLS, do të ishte vetëm për Inter Miami”, deklaroi mesfushori, duke zbuluar se para transferimit kishte biseduar edhe me ish-yllin brazilian Kaka për kampionatin amerikan.


Me ardhjen e Casemiros, Inter Miami synon të forcojë repartin mbrojtës pas largimit të Sergio Busquets, ndërsa skuadra, kampione në fuqi e MLS Cup, aktualisht renditet në vendin e dytë në Konferencën Lindore.

Video

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

Dita e 64, vijon marshimi protestuesve në rrugët e Tiranës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme