Sport 30 July 2026, 18:18 Nga VNA

Pas akuzave të Simon Jordan, flet Kristian Prenga: Humbja erdhi nga lodhja, jo nga marrëveshjet

Ndaje në Whatsapp
Pas akuzave të Simon Jordan, flet Kristian Prenga: Humbja erdhi nga lodhja,

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka reaguar ndaj pretendimeve të analistit britanik Simon Jordan, i cili hodhi dyshime mbi zhvillimin e ndeshjes mes tij dhe Anthony Joshuas, duke sugjeruar se përballja mund të ketë qenë e manipuluar.

Prenga u përball me ish-kampionin e botës të peshave të rënda në Jeddah të Arabisë Saudite, ku ishte shumë pranë një surprize historike. Shqiptari e rrëzoi Anthony Joshuan dy herë në raundin e parë, por britaniku u rikthye fuqishëm në të dytin dhe fitoi me nokaut.

Pas ndeshjes, Simon Jordan deklaroi se nuk i besohej ndryshimi i madh në paraqitjen e Prengës mes dy raundeve, duke lënë të kuptohej se gjithçka mund të ishte organizuar për interesa financiare dhe për të rritur vlerën e një dueli të ardhshëm mes Joshuas dhe Tyson Fury.

Në një prononcim për SveaCasino, Prenga i hodhi poshtë kategorikisht këto pretendime.

“Janë plotësisht të pavërteta dhe është e papërgjegjshme që dikush të bëjë pretendime të tilla. Unë dhe AJ kemi integritet dhe nuk do të përfshiheshim kurrë në një marrëzi të tillë”, deklaroi boksieri shqiptar.

Prenga shpjegoi se në fillim të raundit të dytë vendosi të ulte ritmin për të rikuperuar energjitë pas intensitetit të lartë të raundit të parë, por kjo strategji nuk rezultoi e suksesshme.

“Ndjeva se duhej të ruaja energjinë dhe të merrja frymë. Mendova ta nisja më qetë raundin e dytë për t’u rikuperuar, por fatkeqësisht nuk funksionoi. Ai ritëm më i ngadaltë i dha Joshuas mundësinë të merrte kontrollin e meçit”, tha ai.

Boksieri shqiptar shtoi se një nga mësimet kryesore që mori nga kjo sfidë ishte rëndësia e përgatitjes fizike, duke zbuluar se kishte humbur disa ditë stërvitje për shkak të një problemi shëndetësor gjatë fazës përgatitore.

Video

Ernest Muçi e nis me gol sezonin e ri te Trabzonspori! Shqiptari “kuqezi” ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me fanellën e skuadrës turke, duke realizuar një gol të bukur në miqësoren ndaj Udineses. Muçi zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-t, duke i dhënë avantazhin 1-0 Trabzonsporit me një goditje spektakolare.

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme