Sport 28 July 2026, 22:34 Nga VNA

Al-Ittihad i hap derën largimit të Mario Mitajt, Genoa destinacioni i radhës

Ndaje në Whatsapp
Al-Ittihad i hap derën largimit të Mario Mitajt, Genoa destinacioni i

Mario Mitaj është gjithnjë e më pranë një transferimi te Genoa, me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare që pritet të largohet nga Al-Ittihad gjatë kësaj merkatoje.

Sipas raportimeve nga Arabia Saudite, klubi italian po shtyn për të mbyllur marrëveshjen, ndërsa një tjetër zhvillim duket se i ka dhënë hov negociatave. Gazeta Asharq Al-Awsat raporton se Al-Ittihad ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë Fares Abdi, i cili pritet të marrë vendin e Mitajt në skuadër.

27-vjeçari u zgjodh nga drejtuesit e Al-Ittihad mes disa alternativave për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes, një lëvizje që shihet si sinjal i qartë se klubi po përgatitet për largimin e futbollistit shqiptar.

Mitaj prej javësh lidhet me një transferim te Genoa, e cila e konsideron atë një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri. Afrimi i zëvendësuesit nga Al-Ittihad pritet të lehtësojë finalizimin e marrëveshjes mes palëve.

Fares Abdi, i lindur në Kaliforni, e nisi karrierën në Shtetet e Bashkuara përpara se të transferohej në Arabinë Saudite, ku ka luajtur për Al-Wehda, Al-Qadsiah, Al-Fayha dhe së fundmi për Neom. Në sezonin e kaluar ai zhvilloi 34 ndeshje dhe regjistroi tre asistime.

Me Al-Ittihad që ka gjetur tashmë pasuesin në krahun e majtë të mbrojtjes, transferimi i Mario Mitajt te Genoa duket më pranë se kurrë dhe mund të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Video

Ernest Muçi e nis me gol sezonin e ri te Trabzonspori! Shqiptari “kuqezi” ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me fanellën e skuadrës turke, duke realizuar një gol të bukur në miqësoren ndaj Udineses. Muçi zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-t, duke i dhënë avantazhin 1-0 Trabzonsporit me një goditje spektakolare.

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme