Sport 28 July 2026, 18:06 Nga VNA

Zyrtare, Roberto Mancini rikthehet në krye të Kombëtares italiane, vjen konfirmimi i federatës

Ndaje në Whatsapp
Zyrtare, Roberto Mancini rikthehet në krye të Kombëtares

Roberto Mancini është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares së Italisë, duke u rikthyer në krye të "Axurrëve" pas largimit të tij të bujshëm në vitin 2023. Konfirmimi është bërë nga Federata Italiane e Futbollit, ndërsa emërimi ishte paralajmëruar më herët edhe nga presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Giovanni Malago.

Mancini do të prezantohet zyrtarisht më 29 korrik, së bashku me Claudio Ranierin, i cili do të mbajë postin e drejtorit teknik të përfaqësueses. Në stafin e tij pritet të jenë Leonardo Bonucci, Antonio Gagliardi, Massimo Maccarone dhe trajneri i portierëve Marco Roccati.

Nën drejtimin e tij, kombëtarja italiane fitoi Kampionatin Europian në vitin 2021, pasi mposhti Anglinë në finalen e "Wembley", ndërsa vendosi edhe rekordin historik prej 37 ndeshjesh radhazi pa humbje.

Megjithatë, aventura e tij u njollos nga eliminimi dramatik ndaj Maqedonisë së Veriut në "play-off"-in e Botërorit 2022, humbje që la Italinë për herë të dytë radhazi jashtë Kupës së Botës.

Pak muaj më vonë, Mancini dha dorëheqjen në mënyrë të papritur dhe pranoi drejtimin e kombëtares së Arabisë Saudite me një kontratë shumë milionëshe, një vendim që u kritikua ashpër nga tifozët dhe opinioni sportiv italian.

Pavarësisht polemikave që shoqëruan largimin e tij, Federata Italiane ka vendosur t'i besojë sërish Mancinit drejtimin e "Axurrëve", me synimin për ta rikthyer kombëtaren në elitën e futbollit botëror. Megjithatë, rikthimi i tij nuk është pritur njësoj nga të gjithë. Ish-trajneri Fabio Capello dhe figura të tjera të njohura të futbollit italian kanë shprehur rezerva, duke kujtuar mënyrën se si Mancini u largua për të pranuar ofertën e Arabisë Saudite.

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi prefekturën Kumamoto në Japoni, duke lënë mbi 100 të plagosur dhe dhjetëra të zhdukur pas shembjes së pjesshme të një qendre tregtare. Ngjarja shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërprerje të energjisë elektrike dhe pezullim të transportit, ndërsa u rekomandua evakuimi i rreth 300 mijë banorëve. Kryeministrja Sanae Takaichi ngriti një task-force emergjente dhe dërgoi 3,600 ushtarë për operacionet e kërkim-shpëtimit. Agjencia Meteorologjike e anuloi paralajmërimin fillestar për cunami, ndërsa autoritetet konfirmuan se centralet bërthamore në rajon nuk pësuan dëmtime.

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme