Sport 26 July 2026, 09:18 Nga VNA

Kristian Prenga kërkon falje pas humbjes ndaj Anthony Joshua: Më falni, nuk ju bëra krenar

Ndaje në Whatsapp
Kristian Prenga kërkon falje pas humbjes ndaj Anthony Joshua: Më

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka reaguar për herë të parë pas humbjes me nokaut ndaj britanikut Anthony Joshua, duke u kërkuar falje tifozëve shqiptarë dhe duke pranuar se nuk arriti të përmbushte pritshmëritë.

Prenga e nisi sfidën në mënyrë spektakolare, duke e rrëzuar dy herë Joshua në raundin e parë dhe duke krijuar përshtypjen se mund të shkaktonte një nga surprizat më të mëdha të boksit. Megjithatë, britaniku reagoi fuqishëm dhe e mbylli duelin në raundin e dytë me një nokaut.

Pas ndeshjes, boksieri shqiptar tha se e pranon rezultatin dhe e cilësoi fitoren e Joshua si pjesë të planit të Zotit.

“Urime për të. Nuk ishte mbrëmja ime. Ishte plani i Zotit që ai të fitonte. Unë jam mirë dhe e pranoj atë që ndodhi. Mendova se mund ta bëja të njëjtën gjë edhe në raundin tjetër, por nuk ndodhi,” u shpreh Prenga.

Ai falënderoi gjithashtu tifozët që e mbështetën dhe u kërkoi ndjesë për rezultatin.

“Kisha vetëm 10 për qind të tifozëve, por nëse kjo ndeshje do të zhvillohej në Evropë, ju premtoj se do të ishin 90 për qind më shumë. Ajo që mund të them është: Më falni të gjithëve. Nuk ju bëra krenar, por herës tjetër,” deklaroi ai.

Ndërkohë, Anthony Joshua pritet të rikthehet shumë shpejt në ring, ku sipas raportimeve do të përballet me bashkatdhetarin e tij Tyson Fury në një nga duelet më të shumëpritura të boksit.

Video

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme