Sport 24 July 2026, 20:26 Nga VNA

Bleacher Report publikon formacionin e zhgënjimeve të Botërorit 2026, mes tyre edhe Cristiano Ronaldo

Ndaje në Whatsapp
Bleacher Report publikon formacionin e zhgënjimeve të Botërorit

Pavarësisht pritshmërive të mëdha që shoqëruan yjet më të njohur të futbollit botëror, jo të gjithë arritën të lënë gjurmë në Kupën e Botës 2026. Mediumi amerikan Bleacher Report ka publikuar formacionin me 11 futbollistët që, sipas vlerësimit të tij, ishin zhgënjimet më të mëdha të turneut të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Në portë është përzgjedhur Manuel Neuer, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Reece James, Gabriel Magalhaes, Jonathan Tah dhe Lucas Digne. Në repartin e mesfushës janë përfshirë Federico Valverde, Vitinha, Noni Madueke dhe Leroy Sane, futbollistë nga të cilët pritej një kontribut shumë më i madh gjatë turneut.

Në sulm, Bleacher Report ka përzgjedhur talentin e Bregut të Fildishtë, Yan Diomande, si dhe Cristiano Ronaldon, i cili sipas mediumit nuk arriti të kishte ndikimin që pritej nga një prej emrave më të mëdhenj në historinë e futbollit.

Edhe në stol nuk mungon një emër i njohur. Si trajneri që zhgënjeu më shumë në Botërorin 2026 është zgjedhur Roberto Martinez, i cili drejtoi Portugalinë gjatë turneut dhe u largua nga posti pas përfundimit të kompeticionit.

Sipas Bleacher Report, ky formacion pasqyron diferencën mes pritshmërive të larta që kishin tifozët dhe ekspertët për këta futbollistë dhe paraqitjeve që ata shfaqën në fushë gjatë Kupës së Botës.

Video

Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës, vrau ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng 24-vjeçaren. Pas rreth 7 orësh negociata me forcat RENEA, ai liroi ish-partneren, por refuzoi të dorëzohej. 35-vjeçari i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu, ndërsa ish-vjehrra ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve. Familjarët thonë se autori nuk pranonte ndarjen dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë po hetohen.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

Pesë efektivë të Policisë Metropolitane u plagosën pasi një varkë e Njësisë Detare u përplas me Urën Westminster në Londër. Disa prej tyre ranë në ujë, por u shpëtuan menjëherë nga kolegët dhe ekipet e emergjencës.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme