Politika 24 July 2026, 21:28 Nga VNA

Dita e 55-të e protestës/ Protestuesit para Kryeministrisë: Nuk ka besë për Ramën, dorëheqja është e vetmja rrugë

Ndaje në Whatsapp
Dita e 55-të e protestës/ Protestuesit para Kryeministrisë: Nuk

Protestuesit janë mbledhur edhe këtë mbrëmje para Kryeministrisë, në ditën e 55-të të protestës së tyre, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Në fjalën e mbajtur gjatë tubimit, një prej protestuesve iu përgjigj edhe dokumentit të prezantuar sot nga kryeministri Rama, të quajtur “Besa”, duke deklaruar se “nuk ka besë” për kreun e qeverisë.

“Nuk ka besë për ty, kryeministër, pasi vetëm dje i preve në besë qytetarët që protestojnë prej 55 ditësh. Po përpiqesh të na frikësosh që të shkojmë në shtëpi dhe ti të vazhdosh i qetë, por këtë pushtet kriminal nuk do ta lejojmë”, u shpreh ai.

Sipas protestuesve, Rama ndodhet nën presionin e protestës së përditshme dhe e vetmja rrugëdalje për të mbetet dorëheqja.

“Kryeministri ishte vetëm fizikisht aty, por fytyra i kishte ikur, sepse prej 55 ditësh na sheh në ëndërr. Do të jemi këtu derisa ai të japë dorëheqjen. Ai e di se nuk ka shpëtim dhe i vetmi shpëtim nga ky makth është dorëheqja. Pas dorëheqjes e pret drejtësia”, deklaroi protestuesi.

Gjatë tubimit u përsërit edhe kërkesa për ngritjen e një qeverie tranzitore, me argumentin se vendi ka nevojë për një periudhë kalimtare për rikthimin e funksionimit normal të demokracisë dhe institucioneve. Protestuesit paralajmëruan se do të vijojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme